9/20/2025 2:04:14 PM

KOSTT kërkon 30 milionë euro për rrymën e serbëve në veri veç për tre muaj, ose do të falimentojë

Duhet të lexoni

Çështja e pagesës së energjisë elektrike për serbët e veriut të Kosovës po vazhdon të jetë problematike për institucionet kosovare, të stacionuara në Prishtinë. Përveç kostos super të lartë që kishte thithur rryma e shpenzuar mëtanë veriut gjatë vitit 2021, tani po kërkohen  dhjetra miliona shtesë për të siguruar atë në tre muajt e parë të vitit 2022 në veri…

Në dokumentin që Periskopi ka siguruar nga burimet e veta, figuron se Bordi i KOSTT-it i ka dërguar një letër kryetarit të Parlamentit, Glauk Konjufca ku i kërkohet institucioneve të Kosovës që të paguajë 30 milionë euro për muajin janar, shkurt dhe mars 2022, përndryshe sipas arsyetimeve të tyre, rrezikojnë falimentimin.

Përveç asaj, interesantja e kësaj ngjarje del se  vetëm gjatë vitit 2021, rryma e serbëve mori koston prej 40.9 milionë eurove, përfshirë këtu edhe nga buxheti i Kosovës.

Nga kjo kosto, sipas këaj letre të bordit të KOSTT-it,  7.7 milione euro janë mbuluar nga buxheti i ndarë dhe i mbetur nga Qeveria e Republikës së Kosovës në vitin 2020,ndërsa pjesa tjetër prej 33.2 milionë euro bazuar në rekomandimet e Kuvendit te Republikës së Kosovës.

Krejt këtë e ka rënduar fakti që konsumatorët që jetojnë në veri, nuk kanë paguar asnjë cent të vetëm energji elektrike. Qytetarët e pjesëve të tjera të Kosovës janë faturuar me vite për rrymën e shpenzuar në veri, ndërsa nga viti 2017, borxhet e asaj pjese janë paguar nga buxheti i Kosovës. Natyrisht, për këtë fakt kishte revoltë të madhe qytetare, ku reaguan opozita, shoqëria civile, e madje edhe vet Albin Kurti sa ishte opozitar.

Banorët e komunave me shumicë serbe: Leposaviq, Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok dhe Zveçan nuk i paguajnë faturat e rrymës që nga përfundimi i luftës në Kosovë, më 1999.

Tash në fund të dhjetorit të vitit të kaluar, vulë kësaj çështjeje i dha Gjykata Kushtetuese  e Kosovës e cila konstatoi se pagesa e rrymës në veri është legjitime dhe duhet të ndodh tutje./PERISKOPI/


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate