7/1/2025 3:18:54 AM

“Në sy të gruas dhe vajzës 5-vjeçare më ka gjuajt”, rrëfimi i Bekim Gashit që u plagos në Prizren, vetëm pse i ra borisë

Duhet të lexoni

Një mosmarrëveshje në komunikacion përfundoi me plagosje e Bekim Gashit, më 10 janar në Prizren. I dyshuari për këtë “Tentim vrasje” është Lekë Veseli, i cili me vendim të gjykatës ndodhet në paraburgim, raporton Gazeta Sinjali.

Sipas gjykatës, deri te plagosja erdhi pasi që Bekimi i kishte rënë borisë disa herë për ta sinjalizuar të pandehurin që të lëvizë dhe ta lirojë rrugën.

Bekimi përmes një postimi të gjatë në profilin e tij në Facebook, ka treguar versionin e tij se si ka ndodhur rasti.

Sipas tij, i dyshuari për tentim vrasjen e tij e kishte bllokuar rrugën, “për të bërë muhabet” dhe ndonëse ky e kishte sinjalizuar disa herë që ta lironte rrugën, duke i rënë borisë, ai nuk e kishte bërë një gjë të tillë.

Herën e fundit, kur Bekimi i kishte rënë borisë, pretendon se Lekë Veseli ka dalë nga vetura dhe i ishte afruar te vetura duke i bërtitur, për t’u kthyer më pas në veturën e tij, ku e kishte marrë armën e zjarrit me të cilën dyshohet se e ka qëlluar Bekim Gashin.

Ai thotë se e ka lajmëruar Policinë dhe derisa ishte kthyer në anën e majtë, thotë se i dyshuari e ka goditur me tytën e armës dhe derisa Bekimi kishte tentuar që ta neturalizonte, Leka dyshohet se ka shtënë me armë zjarri, duke e goditur sipërfaqësisht në këmbën e majtë.

Në atë moment, i plagosuri thotë se ka arritur që ta neutralizojë dhe ta mbajë të bllokuar për 15 minuta, derisa ka ardhur Policia në vendin e ngjarjes.

E gjithë kjo ngjarje, sipas Bekimit, është zhvilluar në sytë e gruas dhe vajzës së tij 5-vjeçare, të cilat ndodheshin me të në veturë.

“Unë, Bekim Ukë Gashi, isha tuj shku me punë familjare, me shoqen dhe vajzën e vogël 5-vjeçare. N’mes të rrugës ky matrapazi e ka ndal kerrin edhe ja ka kris muhabetit me ni person tjetër, për pak kohe i rash borisë (sirenës), dhe e mbajke rrugën e bllokume. Mbas pak prapë i rash (sirenës) njëjtë vazhdojke muhabetin, mbas ni kohe prapë reagova me (sirenë) dhe ky matrapazi doli prej kerrit u afru te unë me fjalët ‘ça ki a s’pot pritet a’ un isha n’kerr dhe i thash, ‘skajoje kerrin edhe tanë ditën bon muhabet’, matrapazi ma ktheu ‘kush k… je ti’ dhe dola prej kerit, i thash, mos përdor fjalë të flliqta o IDIOT.”

Në atë moment matrapazi u kthy te kerri vet e ka marrë ALLTINË edhe m’u afru me fjalët ‘shka po don tash’, unë ja ktheva, ‘trimat nuk nxjerin ALLTIA’, i ligi e nxjerrë prej tutës, tash ki punë me polici. E thirra 192-shin dhe u ktheva në pozitën e djathtë, në atë moment ky matrapaz tinzakërisht m’ka goditë me “qyk t’Alltisë” në pjesën e majtë të kokës. Në atë moment telefoni m’ka ra prej dorës dhe ju vërsula për t’ja bllokuar ALLTINË, kur ja kom ulë ALLTIN, matrapazi edhe ni plumb e ka shkrep ku plumbi ma ka kapur këmbën e majtë, dmth. plagë sipërfaqësore dhe mbas kësaj arrita që t’ja bllokoj ALLTINË dhe matrapazin totalisht, që mos t’mund t’lëvizte deri sa t’vijnë policia.15 minuta e kam mbajt këtë matrapaz t’bllokum që mas me mujt me përdor atë virane, se tucat ndryshe s’dijnë.”

“Në momentin që ka ardhë polici afër, e kam liruar ALLTINË, ku pjesën të ‘kondaki’ dhe këmbëza e gishtit, ka qenë në dorën e matrapazit, kurse pjesa e shulit dhe pjesa ku shkrepet gjilpëra ka qenë e bllokuar në duart mia, që të mos mund të shkrepte, që siç e ceka më lartë, kjo quhet ‘TENTIM VRASJE ME ARMË ZJARI’, asni presje se kom shtu, as se kom hek, përndryshe dëshmi janë kamerat e sigurisë”, shtoi ai.

Ai tha se kurrë në jetën e tij nuk e ka provokuar ose ngacmuar asnjë njeri dhe lutet që “qifti i këtij t’ligu” të mos ia “pret” rrugën askujt.

“Edhe në fund ta ceki ma të keqën që ky as gjak shqiptari s’ka, sepse në prezencë të gruas dhe vajzës 5-vjeçare e ka nxjerrë ALLTINË dhe ka gjuajt, që në traditën tonë shqiptare dhe me kanun, nuk ka bo vaki kjo punë”, përfundoi ai.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata./GazetaSinjali/


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Skena të pazakonta në "Big Brother", Ola e lidhur me kabllo në lot! Gjesti e tërheq nga pas

Përplasjet mes Gjestit dhe Olës në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 4 vazhdojnë të intensifikohen, duke sjell&eum ...

Tha se kishte tërheqje ndaj vajzave/ Motra e Krisës sqaron deklaratën e saj virale

"“Më shumë më ka shqetësuar jo për atë që ka thënë Krisa, po për komentet se u ekzagjerua ...

E goditi Gjestin në fytyrë, përjashtohet G Bani nga Big Brother

Pas goditjes që G Bani ia dha Gjestit mbrëmë gjatë provës në arena Storm, Big Brother erdhi me një vendim. Produksi ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Vdes në moshë të re gjyqtari i futbollit kosovar

Ka vdekur gjyqtari i futbollit, Rilind Berisha.Berisha ka vdekur të hënën, tha Forumi Rinor i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ...

Liga Premier akuzon FIFA-n se ka shkuar “shumë larg” me zgjerimin e Kupës së Botës për Klube

Liga Premier e ka akuzuar FIFA-n se ka shkuar “shumë larg” me Kupën e Botës për Klube të zgjeruar këtë ...

Plisat e quajnë akt anti-kombëtar bashkëpunimin Shqipëri-Serbi

Tifo-grupi më i madh në shqiptari, “Plisat” kanë bërë një reagim pas Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) e ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate