2/7/2026 3:29:50 AM

?Kurti bisedon me Borrell për pjesëmarrjen e serbëve të Kosovës në referendumin në Serbi

Duhet të lexoni

Kryeministri i Kosovës ka zhvilluar një telefonat me Përfaqësuesin e Lartë të Bashkimit Europian për Politikë të Jashtme, Josep Borrell. Kurti ka njoftuar se ia ka bërë të qartë qëndrimin e qeverisë, ku serbët e Kosovës mund të votojnë në referendumin në Serbi me postë ose në zyrën ndërlidhëse në Prishtinë, përcjellë Gazeta Metro.


Ai me këtë rast ka bërë të qartë qëndrimin e Qeverisë së Kosovës se nuk mund të ketë referendum në Kosovë, por serbët me shtetësi të dyfishtë mund të votojnë me postë ose në zyrën ndërlidhëse në Prishtinë.

“Në një telefonatë me EUHR @JosepBorrell, përcolla qëndrimin tonë: Serbët në Kosovë me shtetësi të dyfishtë mund të votojnë në referendumin e Serbisë me postë ose në zyrën ndërlidhëse në Prishtinë. Referendumi në territorin sovran të një shteti tjetër nuk është praktikë e pranuar nga asnjë vend demokratik”, shkruan Kurti në Twitter.

Serbia, më 16 janar, do të mbajë referendum për ndryshimet kushtetuese që kanë të bëjnë me fushën e drejtësisë.

Qeveria e Kosovës është deklaruar kundër mbajtjes së referendumit. Kryeministri Albin Kurti kishte deklaruar se mbajtja e këtij referendumi edhe në Kosovë është shkelje e ligjit dhe Kushtetutës. Më tutje, ai kishte thënë se Serbia ka planifikuar që ta mbajë këtë referendum në Kosovë në mes të datave të rëndësishme në vend.

“E dimë që Serbia planifikon që të mbajë një referendum në Kosovë më 16 janar për çështje të saj të brendshme por Qeveria e Kosovës nuk është dakord me një synim të tillë. Jo vetëm se kjo është në kundërshtim me ligjet dhe Kushtetutën tonë por edhe se konsiderojmë që praktikat e mëhershme që i kanë praktikuar qeveritë e mëparshme kanë qenë po ashtu në shkelje të ligjit dhe Kushtetutës sonë, e sikur kjo mos të mjaftonte kujtojnë që kjo ndodhet në mes të 15 janarit dhe 17 janarit”, pati thënë Kurti.

Ai tha se në mes të këtyre datave është përvjetori i masakrës së Reçakut, përvjetori i vrasjes së Kadri Zekës, vëllezërve Gërvalla. Më 15 janar është përvjetori i masakrës në Reçak që në vazhdimësi e mohojnë zyrtarët e Serbisë deri te presidenti i fqinjit tonë verior. Teksa 17 janari është 40-vjetori i vrasjes së Kadri Zekës dhe vëllezërve Gërvalla, Bardhosh dhe Jusuf Gërvalla. Po ashtu është edhe katër vjetori i vrasjes së politikanit serb nga Mitrovica Oliver Ivanoviq.

Në ndërkohë e ashtuquajtura zyrë për Kosovën në qeverinë serbe ditë më parë njoftuan se e kanë njoftuar Brukselin dhe vendet e QUINT-it për refuzimin e kryeministrit Kurti për ta mundësuar mbajtjen e referendumit serb në Kosovë.

Më herët, presidenti serb Aleksandar Vucic tha se tha se është informuar jo formalisht se nuk do të lejohet mbajtja e referendumit në Kosovë më 16 janar dhe se do të përpiqet t’i bindë institucionet e Kosovës përmes Brukselit, që t’i lejojnë qytetarët serbë të votojnë.

Serbët, në referendumin e 16 janarit duhet të deklarohen nëse pajtohen me ndryshimin kushtetutës në pjesën ku flitet për mënyrën e zgjedhjes së gjyqtarëve dhe prokurorëve./gazetametro.net

 

 


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate