11/6/2025 11:07:30 PM

Sali! PD është “Shtëpia e lirisë”, por jo vila e Lirisë

Duhet të lexoni

Prandaj është egërsuar Sali Berisha pas 9 shtatorit, sepse e kuptoi qartë e përfundimisht, që Lulzim Basha i pozicinuar hapur në linjën politike të SHBA, jo vetëm e përzuri “babën non grata”, por dhe i rrëmbeu “shtëpinë që e kishte pronë private”, në të cilin deri tani nuk ka patur dyer të blinduara, sepse kjo parti ishte e “blinduar” me sundimin e frikshëm familjar e klanor të Sali Berishës,  krijuar tipikisht si “bajrak”, ku dëgjohej vetëm “amim”, nga  hija e frikës së dajakut që kanë lënë në PD Izetrat, Shabanët, Lushajt, Kuliçajt e Breçanët

Për të përligjur kaosin 5 mujor për uzurpimin e selisë së PD dhe sulmin shkatërrues ndaj saj më 8 janar, Sali Berisha vazhdon të thotë, se “PD është shtëpi e lirisë dhe nuk mund të mbahet peng, të përdoret si pronë e kryetarit e t’i blindohen dyert”.

Parimisht ka të drejtë, por referuar historikut së kësaj partie, rezulton se nga 12 dhjetori 1990 kur PD-në e ka marrë në dorë Sali Berisha e deri më 9 shtator 2021, ditën kur trashgimtari i “fronit” Lulzim Basha e përzuri nga grupi parlamentar, kjo parti ka qenë “sarajet” e familjes “non grata”.

Në asnjë moment, nuk është pranuar liri mendimi, fjalë, inicativë veprimi e vendimi as nga strukturat e figurat qendrore, përveç mendjes, urdhërave e vendimeve personale të Sali Berishës, mbështetur në interesat e sundimit të familjes dhe klaneve të tij mafioze.

Faktet kanë treguar, se ata që guxuan ta kundërshtonin Berishën, janë nxjerrë nga kjo “Shtëpi lirie” me denigrime, shkarkime, përjashtime, kërcënime e dajak “të fortësh”, disa si Tritani, Pollo, Imami, Ruli etj., të rikthyer me lëpirje në këmbët e tij.

Sepse “beu” i vetëm i “shtëpisë” ishte Saliu, i cili e kishte krijuar dhe ngulitur frikshëm këtë bindje në mendjen dhe sjelljen e vartësve e deri te anëtari i fundit, me provat e shumë intrigave dhe dhunës ndaj ish-themeluesve.

Mbështetur në grupe kriminale, Sali Berisha pati aq sukses në spostime e eleminime njerëzish me mend e rivalësh potencialë, sa e bëri “kanun” goditjen e çdo mendimi e veprimi ndryshe, duke krijuar sundim e zotërim total personal të kësaj partie si pronë private.

Deri më 2013-ën, PD-ja, të cilën i përjashtuari “non grata” e quan “Shtëpia e lirisë”, nuk ka patur dyer të blinduara, sepse kjo seli e parti ishte e “blinduar” me pushtet-sundimin e frikshëm familjar e klanor të Sali Berishës, krijuar tipikisht si “bajrak” ku dëgjohej vetëm “amim”.

Në këtë seli nuk kishte dyer të blinduara, sepse me shumë akte dhune të përdorura nga Izetrat, Lushajt, Kuliçajt e Breçanët kundër atyre që dilnin kundër, Sali Berisha kishte krijuar hijen dajakut të tyre në portën dhe oborrin e PD.

Edhe në 8 vitet e Lulzim Bashës, ky kryetar “Barbi” kishte vetëm firmën e vulën, sepse “mendja” e komandimit dhe sundimit në PD ishte vetë dhe vetëm Sali Berisha, duke mos lejuar asnjë vendim personal të Bashës apo strukturave të partisë.

Prej Berishës e kopjoi Lulzim Basha, sundimin personal në PD, dhe prej tij mësoi dhe zbatoi intrigat e kuvendeve me rivalë kukulla e fitore 90% të votave, por dhe skenarët e përjashtimeve, siç ia bëri grupit “Patozi-Imami” më 2017-ën dhe vetë Sali Berishës pas 8 janarit.

Prandaj është egërsuar Sali Berisha pas 9 shtatorit, sepse e kuptoi qartë, që Lulzim Basha i futur në linjën politike të SHBA, jo vetëm e braktisi “babën non grata”, por edhe e përzuri e i mori “shtëpinë” me një copë letër përjashtimi.

Duke e dëgjuar plakun “non grata”, që ulërinë e sulmon për të ri-marrë PD në thirrjen: “Të çlirojmë shtëpinë e lirisë”, duhet kuptuar se PD-në, ai e quan vilë të Zenit, Argitës e Lirisë.

Sepse në 30 vjet, PD-në e ka konceptuar e trajtuar si vilë personale; vartësit dhe strukturat i ka përdorur si maskë për vendimet gjoja kolegjiale, siç po përdor grupin e ri-themelimnit, ndërsa anëtarët i ka përdorur si vota pushteti, si “ushtri” protestash e kamikazë interesash personale, siç përdori turmën e paguar më 8 janar./Pamfleti


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate