9/19/2025 4:21:26 AM

Borë dhe acar gjatë javës së ardhshme, temperaturat minimale do të zbresin nën minus 10 gradë celsius

Duhet të lexoni

Pas javëve me mot të butë dhe temperatura të larta, nga nesër pritet që të filloj dimri i vërtetë me rënie të temperaturave dhe paraqitjen e ditëve të akullta.

Sipas në një njoftimi nga Prishtina Weather, gjatë javës në vijim temperaturat minimale do të mund të zbresin nën -10 gradë celsius.

Në ditët e para të javës parashihen edhe kushte për të reshura bore, kryesisht të intenzitetit të dobëta, e më intenzive përreth viseve malore. Nga e marta dhe mërkura më shumë si rrebeshe të shkurta bore.

Trashësia e borës varësisht nga relievi mund të shkojë deri në 10cm e 15cm, e në vise malore mbi 30cm.

Nga dita e enjte nën kushtet e motit të kthjellët dhe depërtimit të acarit në rajon, temperaturat do të pësojnë rënie më të ndjeshme, por se nga e premtja me një tendencë në rritje.

Njoftimi i plotë:

Borë dhe acar gjatë javës vijuese. Fillon dimri i vërtetë me ditë të akullta. Temperaturat minimale mund të zbresin edhe nën -10C.

9.01.2022 – Pas javëve me mot më të butë dhe temperatura ndjeshëm më të larta nga vlerat mesatare, në javën vijuese si duket po fillon dimri i vërtetë me rënie të temperaturave dhe paraqitjen e ditëve të akullta, kur temperatura maksimale mbetet nën 0C. Në ditët e para të javës parashihen edhe kushte për të reshura bore, kryesisht të intenzitetit të dobëta, e më intenzive përreth viseve malore. Nga e marta dhe mërkura më shumë si rrebeshe të shkurta bore. Ditëve të para të javës edhe do të fryjë erë e ftohtë veriore, e ndjeshmëria subjektive e temperaturës, apo windchilli, do të jetë edhe më i ftohtë edhe deri në -10C.

 

Trashësia e borës varësisht nga relievi mund të shkojë deri në 10cm e 15cm, e në vise malore mbi 30cm. Nga dita e enjte nën kushtet e motit të kthjellët dhe depërtimit të acarit në rajon, temperaturat do të pësojnë rënie më të ndjeshme, por se nga e premtja me një tendencë në rritje.

Erërat e theksuara veriore që fryjnë në këto ditë do të mbajnë ndotësit ajror të shpërndarë, e pas këtyre ditëve të fundjavës, me indeks në vlera të dobëta e shumë të dobëta, cilësia e ajrit do të shënojë përmirësim dhe kryesisht do të jetë në vlera të mira e të pranueshme. Vetëm me qetësimin e erës nga pjesa e dytë e javës indeksi sërish mund të kaloj në vlera të dobëta e shumë të dobëta.

10.01 – Ftohtë, kryesisht vranët e me erë. Kohë pas kohe priten edhe reshje të dobëta bore, derisa në vise malore mund të jenë më intenzive. Ditën në vise më të ulëta reshjet mund të përzien edhe me shi.

11.01 – Mbetet mot i ftohtë, me erë e kryesisht me vranësira. Kohë pas kohe priten mundësi për rrebeshe të dobëta bore.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate