9/18/2025 11:43:49 PM

Agron Gjekmarkaj tregon orët e tmerrit brenda godinës së PD

Duhet të lexoni

Agron Gjekmarkaj, deputeti i Partisë Demokratike ka rrëfyer momentet e vëshitar të protestës së zhvilluar ditën e djeshme para selisë blu nga ish-kryeministri Sali Berisha dhe mbështetësit e tij.  Gjekmarkaj shprehet se dita e djeshme ishte tragjike për Partinë Demokratike dhe mbase më tragjikja në historinë e saj, pasi sipas tij, “Skena që nuk donim kurrë ti shihnim i pamë, ankth që nuk donim kurrë ta provonim e provuam, dhimbje që nuk do donim ta kishim e kemi”.

Në reagimin e gjatë, deputeti tregon orët e tensionit në selinë blu, teksa ai dhe shumë deputetë të PD ndodheshin brenda, të rrethuar nga gurët, varretë e lëndët plasëse.

Reagimi i plotë i deputetit Gjekmarkaj:

Nëse nuk duam të mbajmë mbi shpinë mallkimin e demokrateve!

Dje ishte një ditë tragjike për Partinë Demokratike mbase më tragjikja në historinë e saj! Nga ato që nuk harrohen duke shenjur kujtesen e saj politike por edhe atë shoqërore. Skena që nuk donim kurrë ti shihnim i pamë, ankth që nuk donim kurrë ta provonim e provuam, dhimbje që nuk do donim ta kishim e kemi!
Secili prej nesh ka mort në shpirt. Selia e Partisë Demokratike sot i ngjet një germadhe. Policia e ka rrethuar ndertesen me shirita si skene krimi. Dje u finalizua në akt dhune retorika e kater.

muajve. Ajo gjeti per disa orë apogjeun e vet fatkeq. U njoftova se të shtunen në oren 10 kishim mbledhje në seli ! Natyrisht në këtë moshe s’me lejohet naiviteti ! E dija që nuk po shkoja për mbledhje dhe të gjithë ata gra e burra që pranuan atë ftese të njëjten gjë dinin. Megjithatë ishim të shumtë drejtues të gjitha nivele të kesaj Partie që pranuam sfiden. Nuk shkuam aty për luftë as per tu ndeshur trup me trup. Nuk shkova as për Lulzim Bashen. Sepaku personalisht e gjykoja prezencen time dhe të tjerve brenda si mundesi që ata jashtë ti therrisnin arsyes , të kuptonin që nuk është forca që duhet ti zgjidhë ndasitë e politikes , që nuk është dhuna alternativa e ligjesive. Por jo shpresa imja dhe e shumëkujt nuk u perligj. Grupet e para të foltoristve që u shfaqen në oborrin e PD-së e filluan me goditje, sharje e kercenime ndaj mikut e kolegut Roland Bejko i cili po ndeshkohej për mendimet e veta. Më pas filluan guret, qyskitë, varretë, lëndet plasese, shkallet, sharje që na rrethonin para, prapa, anash e ngado.

Shumë zgjedhes të mi me shkruanin sms. Disa tejet të shqetesuar per ne që ishim brenda, të tjere me nxisnin të qendronim , disa me kerkonin llogari pse kam mbeshtetur linjen legjitimiste të Lulzim Bashes ndersa ime bije gati 10 vjeç lebetitej nga skenat e frigshme që shihte në Tv dhe me kerkonte që të kthehesha në shtepi! Nuk e kuptonte ajo që nuk dilja dot se isha i rrethuar nga një grup që udhehiqej nga Sali Berisha të cilin per vite të tëra e kisha mbrojtur në debate televizive dhe e kishim votuar për 31 vjet. Në çastet e retorikes më kritike nuk me ka munguar respekti për disa cilesi dhe arritje të Sali Berishes nder vite edhe gjatë kesaj kohe. Dje i kishte mbetur në dorë vetem karrikatura e personalitetit dhe varreja e dhunes.

Mendimi që më vërtitej në kokë ishte pse fëmijët tanë duhet të rriten me pamje të tilla ciklike, me gjuhë dhune , me urrejtje në gji dhe perspektiven e linçimit të prindërve të tyre në horizont. Nga pas dyerve vinte terbim, gjuhe kercenuese. Në ekran shihnim Sali Berishen që ju bënte shenja mesymjeje. Nuk janë të paktë ata që thonë na mbyllet dyert, i blinduat !! E djeshmja tregoi që në PD disa dyer ishin blinduar. Personalisht i pashë per herë të parë. Nuk kisha shkelur në seli prej javesh qysh një ditë para mbledhjes së Keshillit Kombetar ku nuk mora pjesë në shenjë simbolike për menyren sesi u zhvillua ajo mbledhje , per mungesen e gares dhe aspekte të tjera sektarizmi për të cilat nuk akuzoj dot më Sali Berishen , ndonese ne i premtuam në Kuvendin e 18 Dhjetorit.
Por kudo në horizont nga gjysma e shtatorit e ketej ishte gjuha e perjashtimit, linçimit e dhunes e cila nuk njihte legjitimitetin e Kryetarit të PD , organeve të saj të zgjedhura , dhe rendesine e partneritetit me SHBA-të, shto edhe etiken e çështjes, metamorfozen e gjithçkaje pas 9 Shtatorit.

 


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate