7/4/2025 12:55:11 PM

Haxhiu e sheh të pamundur “zhbërjen” e Speciales, fillon hartimi i Projektligj për themelimin e Institutit të krimeve të luftës

Duhet të lexoni

Ndonëse kanë kaluar më shumë se dy dekada nga përfundimi i luftës, Kosova ende nuk e ka asnjë institucion për të dokumentuara krimet e kryera, madje institucionet përgjegjëse nuk kanë bërë asgjë, po vlerëson ministrja aktuale e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Ministrja ka theksuar se tashmë kanë nisur punën sa i përket hartimit të Projektligjit për themelimin e Institutit ku do të dokumentohen të gjitha krimet që kanë ndodhur gjatë luftës në Kosovë.

Sipas saj, Prokuroria i ka duart e lira të veprojë në këtë drejtim për faktin se Serbia nuk i dorëzon kriminelët e luftës.

“Kosova ende nuk e ka një institucion që ne mund t’i kemi të dokumentuara krimet e luftës dhe në këtë drejtim nuk është bërë asgjë. Ne kemi pasur një institut për krime të luftës, por ka qenë me vendim pra jo me ligj dhe në të njëjtin ka pasur kapacitete njerëzore për ta bërë dokumentimin e krimeve të luftës. Në këtë drejtim ne kemi nisur punën sa i përket hartimit të Projektligjit për themelimin e Institutit ku do të dokumentohen të gjitha krimet që kanë ndodhur gjatë luftës në Kosovë”.

“Është formuar grupi punues pas kalimit të koncept dokumentit në Qeveri për të pasur një pasqyrë të qartë të gjendjes në këtë drejtim. Grupi punues është duke u takuar për të diskutuar për këtë institut. Poashtu kemi shtuar kapacitet për Prokurorinë Speciale të prokurove që do merren me rastet e krimeve të luftës dhe strategjinë për drejtësi tranzicionale si dhe kemi eliminuar të metat që kanë qenë në Kodin e Procedurës Penale për gjykimin në mungesë të kriminelëve serb. Prokuroria i ka duart e lira të veprojë në këtë drejtim për faktin se Serbia nuk i dorëzon kriminelët e luftës.

Mirëpo me legjislacionin tonë në mungesë mund të dënohen dhe pastaj të vuajnë dënimin për krimet që kanë bërë”.
Ajo shtoi se partia që përfaqëson e ka kundërshtuar fuqishëm themelimin e Gjykatës Speciale, sepse ajo po paraqet një pasqyrë të shtrembëruar për luftën e drejtë në Kosovë.

Megjithatë, Haxhiu theksoi se do të shohin të gjitha alternativat se çka mund të bëjnë sa i përket kësaj “zbërjes” së kësja gjykate thotë se Kosova i ka dyert e mbyllura me amendamentin e ndryshuar për themelim në Kushtetutë.

“Një nga subjektet kryesore në Kosovë është VV-ja që ka kundërshtuar themelimin e Gjykatës Speciale. Pikërisht për faktin se kemi konsideruar se gjykata speciale do të paraqesë një pasqyrë të shtrembëruar për luftën e drejtë në Kosovë. Mirëpo edhe përkundër kundërshtimeve tona edhe në Gjykatën Kushtetuese por nuk kem pasur mundësi ta ndalojmë”.

“Tani na kanë mbyllur derën për çfarëdo veprimi tjetër sepse siç jeni në dijeni Gjykata Speciale është futur në Kushtetutë dhe nuk mund ta heqim edhe Ministria e Drejtësisë i ka dyert e mbyllura çfarëdo aspekti në Gjykatën Speciale përveçse kemi divizionin për mbrojtje juridike dhe financiare të personave që janë në Hagë dhe jemi duke kryer përgjegjësitë tona në raport me mbrojtjen”.

“…do të shohim mundësitë si Qeveri për faktin se kemi pasur një vizitë dhe e kam pasur të pamundur të shkoj dhe ne kemi ankesa të tyre në mungesë të transparencës i kemi adresuar ato te avokati dhe i shohim të njëjtat se a po respektohen apo jo. Do të shohim edhe alternativa të tjera se çka mund të bëjmë në këtë drejtim, mirëpo unë nuk jam shumë optimiste që Kosova ka ndonjë mënyrë sepse na kanë mbyllur dyert me amendamentin në Kushtetutën e Kosovës”.

Haxhiu ka thënë se janë duke punuar në aspektin e draftimit të amendamenteve kushtetuese, për çështjen e vettingut në sistemin e drejtësisë.

Madje, ajo tha se ka ftuar subjektet politike në takime të ndara që të diskutojnë për vettingut sepse amendamentet mund te votohet veç nëse kanë dy të tretat e deputetëve shqiptar dhe në anën tjetër dy të tretat e komuniteteve që përfaqësojnë qytetarët jo shumicë.

“Në programin qeverisës ne kemi vettingun në sistemin e drejtësisë, poashtu në nivelet e larta të policisë po kjo është përgjegjësi e ministrisë së punëve të brendshme. Në nivelin më të lartë të doganave, ATK, AKI sepse besojmë që janë institucione të ndjeshme dhe poashtu të rëndësishme dhe në këtë drejtim ne jemi duke punuar në aspektin e draftimit të amendamenteve kushtetuese për çështjen e vetingut në sistemin e drejtësisë.

Jemi duke pritur edhe një opinion nga Komisioni i Venecias në raportin me koncept dokumentin por teksa anëtarët përgjegjës janë duke trajtuar çështjen e koncept dokumentit ne sapo t’i finalizojmë amendamentet do t’i procedojmë për opinion nga Venecia sepse është e rëndësishme të veprojmë në përputhej me standardet evropiane”.

“Dhe natyrisht na duhet mbështetje nga Kuvendi sepse amendamentet mund te votohet veç nëse kanë dy të tretat e deputetëve shqiptar dhe në anën tjetër dy të tretat e komuniteteve që përfaqësojnë qytetarët jo shumicë. Unë kam ftuar subjektet politike ne takime të ndara, por edhe të përbashkëta sepse konsiderojë që është e rëndësishme që ta kemi konsensusit. Nuk kam pasur mundësi të takohem me opozitën përfshirë këtu edhe grupin parlamentar të Listës Serbe”.

Haxhiu tha se Qeveria dëshiron që Kosova të jetë shtet i së drejtës, sepse çfarëdo kritike që i bëhet sistemit të drejtësisë ndodhin për shkak të skandaleve dhe me këtë rast krijohet barrikadim dhe akuza të pabaza.

“Deri para qeverisë tonë asnjëherë nuk kemi pasur deklarata nga institucionet politikanët apo qeverinë për ndërhyrje. Edhe përkundër faktit që ndërhyrjet në sistemin e drejtësisë jo vetëm që e kemi thënë ne por edhe në raportet ndërkombëtare qoftë raporti i progresit kanë theksuar ndërhyrjet e politikës në sistemin e drejtësisë”.

“Mirëpo problemi qëndron që ne si qeveri duam që Kosova të jetë shtet i së drejtës, ne duam sundim të ligjit dhe ata që kanë keqpërdorur detyrën zyrtare të japin përgjegjësi. Ata që janë pasuruar në mënyrë të paligjshme të konfiskohet pasuria. Dhe kur ka kërkesë të tillë të qeverisë çfarëdo kritike që i bëjmë sistemit të drejtësisë nuk bëhet për faktin se po duam por sepse po ndodhin skandale në sistemin e drejtësisë dhe në vend që të ketë reflektim ka barrikadim dhe akuza të pabaza”.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Skena të pazakonta në "Big Brother", Ola e lidhur me kabllo në lot! Gjesti e tërheq nga pas

Përplasjet mes Gjestit dhe Olës në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 4 vazhdojnë të intensifikohen, duke sjell&eum ...

Tha se kishte tërheqje ndaj vajzave/ Motra e Krisës sqaron deklaratën e saj virale

"“Më shumë më ka shqetësuar jo për atë që ka thënë Krisa, po për komentet se u ekzagjerua ...

E goditi Gjestin në fytyrë, përjashtohet G Bani nga Big Brother

Pas goditjes që G Bani ia dha Gjestit mbrëmë gjatë provës në arena Storm, Big Brother erdhi me një vendim. Produksi ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Vdes në moshë të re gjyqtari i futbollit kosovar

Ka vdekur gjyqtari i futbollit, Rilind Berisha.Berisha ka vdekur të hënën, tha Forumi Rinor i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ...

Liga Premier akuzon FIFA-n se ka shkuar “shumë larg” me zgjerimin e Kupës së Botës për Klube

Liga Premier e ka akuzuar FIFA-n se ka shkuar “shumë larg” me Kupën e Botës për Klube të zgjeruar këtë ...

Plisat e quajnë akt anti-kombëtar bashkëpunimin Shqipëri-Serbi

Tifo-grupi më i madh në shqiptari, “Plisat” kanë bërë një reagim pas Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) e ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate