Kryesia e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Dragash ka shkarkuar asamblistin e kësaj partie Agron Gashin.
Sipas njoftimit, Gashi i cili ishte edhe kandidat i AAK-së për kryetar të komunës së Dragashit, ka bërë koalicion me partinë në pushtet, Lidhjen Demokratike të Kosovës.
Njëkohësisht, në njoftim thuhet se ka emëruar në postin e këshilltarit të komunës djalin e tij, Eldi Gashin.