9/19/2025 12:51:28 AM

Paralajmërimi i SHBA/ Berisha drejt shpalljes organizatë kriminale? Sulmi 3-orësh ndaj selisë së PD, mesazh për SPAK dhe Kushtetuesen

Duhet të lexoni

Ashtu siç edhe pritej, Sali Berisha, në koordinim në prapaskenë me Ilir Metën, ndërmori sot një sulm të dhunshëm për rreth tre orë, ndaj selisë së Partisë Demokratike, me qëllim pushtimin e saj me forcë dhe kthimin e selisë në strehë të fronit anti-amerikan.
Sulmi i dhunshëm ishte një mesazh i Sali Berishës dhe Ilir Metës ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me qëllim për t’i detyruar që t’i nxjerrë nga lista e zezë dhe lista e kandidatëve për sanksione të reja.
Sulmi i dhunshëm ishte gjithashtu një mesazh ndaj SPAK, investimi më i madh i amerikanëve për goditjen e krimit dhe korrupsionit elitar në Shqipëri. SPAK ka bërë gati fletën e arrestimit për Fatmir Mediun, i cili për të shmangur disa dekada burg për Gërdecin, pritet të flasë për Sali Berishën dhe të birin, si orkestruesit e fabrikës së vdekjes.

Sulmi i urdhëruar nga Berisha ndaj selisë së PD-së është edhe një mesazh i Berishës ndaj Gjykatës Kushtetuese, për të shpëtuar aleatin e tij Ilir Meta nga shkarkimi. Por a do të lëkunden Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe drejtësia e re pas demostrimit të dhunës së sotme nga Sali Berisha?
Përgjigja ka ardhur nga përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim, e cila paralajmëroi Sali Berishën se do të mbajë përgjegjësi si organizator i dhunës ndaj selisë së PD. Me përgjegjësi nuk nënkuptohet vetëm mundësia e një procedimi penal të Sali Berishës nga SPAK, por mundësia e sanksioneve të SHBA ndaj Sali Berishës, grupit të tij të sulmit dhe Ilir Metës, i cili pritet të shkarkohet si President.

Pas ditës së sotme, Sali Berisha pritet të përballet me sanksione për krimin e organizatave paralele, dhunë dhe korrupsion. Pikërisht për krijimin e institucioneve paralele në Bosnje dhe minimin e stabilitetit, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur ditët e fundit ndaj Millorad Dodik, anëtar serb i Presidencës së Bosnje e Hercegovinës. Sanksionet përfshijnë ‘ngritjen’ e pronave, interesave dhe transaksioneve. Kujtojmë që Sali Berisha është shpallur më parë nga Departamenti Amerikan i Shtetit si minues i demokracisë në Shqipëri.

Por, krahas sanksioneve më në fokus pasurinë, Sali Berisha dhe grupi i tij rrezikojnë një tjetër goditje nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Berisha dhe grupi i sulmit, pas dhunës së vazhdueshme ndaj selisë së Partisë Demokratike, rrezikojnë të shpallen organizatë kriminale, si grupet serbe që veprojnë në Veri të Kosovës. Mesazhet që vijnë nga Uashingtoni janë të qarta për Sali Berishën dhe shpurën e tij./Pamfleti


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate