Analisti Imer Mushkolaj, ka komentuar trazirat e protestën e dhunshme që u mbajt sot tek selia e PD’së nga militantët e Sali Berishës, shkruan Gazeta Metro.
Mushkolaj, përmes një postimi në Facebook, tha se hallet e Berishës nuk janë hallet e gjithë shqiptarëve, dhe se ai nuk e ka problem që nxit dhunë e vrasje.
’ Hallet personale të Sali Berishës nuk janë edhe halle të të gjithë shqiptarëve. Ai nuk e ka dert pse nxit dhunë e vrasje. Është i njëjti Sali i firmave piramidale, Gërdecit dhe vrasjes së protestuesve më 2011’’, shkroi Mushkolaj.
Kujtojmë se protesta që u mbajt sot eskaloi në dhunë mes militantëve dhe pjesëtarve të PD’së. Berisha u bëri thirrje protestueve të shpërndahen derisa tha se nuk do mbarojn protestat me kaq./gazetametro.net