Është shënuar incidenti i parë para selisë së Partisë Demokratike në Shqipëri, ku Sekretari për Pushtetin Vendor Roland Bejko është goditur si dhe është ofenduar nga mbështetësit e Berishës.
Protestuesit pro Berishë e kanë sulmuar Roland Bejkon i cili ka tentuar të shkoj në selinë e PD’së por që është ofenduar e sulmuar nga protestuesit e mbledhur.
Bejko është sulmuar me shqelma dhe i është kërkuar të largohet nga aty, ndërsa nuk kishte forca policore aty pranë.
Bejko pas largimit nga aty, ka thënë se kjo që i ndodhi sot, i ka ndodhur vetëm nga turma enveriste.