Një vajzë ka mbetur e vdekur pas një aksidenti të rëndë që ka ndodhur mbrëmjën e së premtës në tunelin e Kalimashit.
Siç raportohet, në aksident kanë qenë të përfshira dy vetura, njëra nga Shqipëria dhe tjetra nga Kosova.
Mediat në Shqipëri raportojnë se mjeti me targë shqiptare AB 214 EP, me drejtues Gjino Malci, nga Shkopeti, ka goditur nga mbrapa mjetin me targa italiane FB 282 FN, ku udhëtonin shqiptari nga Kosova, Bexhet Zeneli, me vëllanë Burimin dhe kunatën Mihrije Zeneli.
Viktima e aksidentit, ka qenë në veturën me targa të Shqipërisë.