9/24/2025 3:31:15 AM

Plagosja e mistershme e Vinçens Pirolit, identifikohet dhe shpallet në kërkim një nga autorët e dyshuar. Ja detajet e reja

Duhet të lexoni

Policia ka identifikuar dhe shpallur në kërkim njërin nga autorët e dyshuar të plagosjes së mistershme në Shkodër të shtetasit Vinçens Piroli.

“Në vijim të veprimeve hetimore është shpallur në kërkim për veprat penale “Vrasja me dashje” mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”, shtetasi Arjon Beqiri, 23 vjeç, banues në lagjen “Partizani”, Shkodër”, konfirmoi policia e Shkodrës.

Blutë thanë se gjatë kontrollit të territorit, është gjetur edhe një automjet, i cili ishte braktisur në rrugën ‘’Hodo Beg Sokoli’’, Shkodër.

“Ky automjet është marrë me qira nga shtetasi Arjon Beqiri, 23 vjeç, më datë 03.01.2022, dhe dyshohet se është përdorur nga autorët e krimit”.

Ngjarja ndodhi më datën 3 janar në lagjen “Bahaçallëk”, Shkodër, por i plagosuri kishte shkuar në spitalin e Lezhës për të kërkuar ndihmë mjekësore.

Më pas Piroli u dërgua në spitalin e Traumës në kryeqytet, për ndihmë më të specializuar mjekësore, ku edhe është arrestuar nga policia për veprat penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Së bashku me Pirolin, policia arrestoi më herët edhe kushëririn e tij M. M., 29 vjeç, “i cili ka transportuar 34-vjeçarin në spital, por nuk ka njoftuar Policinë dhe nuk ka kallëzuar për rrethanat e ngjarjes”.

Njoftimi nga Policia e Shkodrës

Vijojnë veprimet e thelluara hetimore, për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes së ndodhur më datë 03.01.2022, në lagjen “Bahaçallëk”, Shkodër, ku mbeti i plagosur me armë zjarri, shtetasi V. P.

Si rezultat i punës hetimore është identifikuar dhe shpallur në kërkim njëri nga autorët e dyshuar të ngjarjes.

Sekuestrohet mjeti që dyshohet se është përdorur nga autorët e ngjarjes.

Në vijim të veprimeve të thelluara hetimore të kryera nga grupi hetimor i DVP Shkodër, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, DVP Lezhë dhe DVP Durrës, specialistët e Seksionit të Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Shkodër kanë bërë të mundur gjetjen dhe sekuestrimin e automjetit tip “BMW X5” që dyshohet se është përdorur nga autorët e ngjarjes së ndodhur më datë 03.01.2022, në Shkodër, ku persona ende të paidentifikuar plagosën me armë zjarri shtetasin V. P., 34 vjeç.

Gjatë kontrollit të territorit, bazuar në informacionet e grumbulluara, shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur gjetjen e këtij automjeti, i cili ishte braktisur në rrugën ‘’Hodo Beg Sokoli’’, Shkodër. Ky automjet është marrë me qira nga shtetasi A. B., 23 vjeç, më datë 03.01.2022, dhe dyshohet se është përdorur nga autorët e krimit.

Në vijim të veprimeve hetimore është shpallur në kërkim për veprat penale “Vrasja me dashje” mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”, shtetasi A.B., 23 vjeç, banues në lagjen “Partizani”, Shkodër.

Në lidhje me këtë ngjarje, më datë 05.01.2022 janë arrestuar në flagrancë për veprat penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, edhe shtetasit: V. P., 34 vjeç dhe M. M., 29 vjeç, i cili ka transportuar 34-vjeçarin në spital, por nuk ka njoftuar Policinë dhe nuk ka kallëzuar për rrethanat e ngjarjes.

Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe arrestimin e bashkëpunëtorëve të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje kriminale.

Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprime të mëtejshme.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate