Sadri Ramabaja, analisti dhe profesori universitar, ka reaguar lidhur me arrestimin e Bedri Halimit, Kryeinspektor në Ministrinë e Drejtësisë, për rastin ‘Brezovica’. Sipas Ramabajes, vendimi i Prokurorit nuk ka të bëjë fare me drejtësinë sipas tij, transmeton Gazeta Metro.
Profesori Ramabaja ka treguar në postimin e tij në rrjetin social se e njeh personalisht të dyshuarin Bedri Halimi dhe e vlerësoi dhe shtoi se nuk ka dyshime në integritetin e tij.
Ramabaja nuk u pajtua me qasjen e policisë dhe prokurorisë duke e vlerësuar si spektakël të panevojshëm dhe shtroi pyetjen se kujt i konvenon kjo.
Vet Ramabaja është i njohur për qasjen pro qeverisë së tanishme dhe vet zyrtarë të kësaj qeveria kanë duarktrokitur vendimin për arrest të kryeinspektorit Bedri Halimi./gazetametro.net