Nëna e ish-kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, Ajshe Veseli, sot në moshën 93-vjeçare ka vdekur, raporton Metropol Magazine.
Me rastin e vdekjes së nënës së tij, Veselin e kanë ngushëlluar shumë persona nga skena politike.
Haradinaj thotë se nëna e Veselit ka kaluar një jetë të tërë në ankth e sfida.
“I pikëlluar nga lajmi për vdekjen e nënës Ajshe. Një jetë të tërë në ankth e sfida, aspak e lehtë për të. Ngushëlloj me këtë rast bashkëluftëtarin tim, ish-kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli dhe mbarë familjen e tij! Nëna Ajshe u prehtë në paqe”, ka shkruar Haradinaj.
Ndërsa, edhe nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e nënës së Kadri Veselit.
“Nëna Ajshe Veseli na paska lënë sot. Ngushëllime familjes dhe miqve. Pusho në paqe”, ka shkruar Çitaku.
Blerta Deliu-Kodra ka shprehur ngushëllime për vdekjen e Ajshe Veselit, nënës së ish-kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli.
“Lamtumirë nëna heroinë, Ajshe! Të çoftë i lehtë dheu i Kosovës. Ngushëllime familjes Veseli, të afërmve dhe atyre që e njohën”, ka shkruar ajo në një postim në “Facebook”.
Ndryshe, me 7 korrik të vitit të kaluar ka vdekur edhe Fazli Veseli, babai i Kadri Veselit, ku ky i fundit nuk mundi të vijë për varrimin e të ndjerit.
Mirëpo, se a do ta lirojë Gjyakta Speciale për të marrë pjesë në varrimin apo në të pamën e nënës së tij, Haga ka një përgjigje. METROPOL MAGAZINE