Albulena Haxhiu Ministrja e Drejtësisë, ka reaguar pas vrasjes e ndodhur kur burri vrau gruan 48 vjeçare në Llaushë të Skenderajt, duke thënë se përgjegjëse janë instiucionet, raporton Metropol Magazine
Minsitrja Haxhiu tha se për këto ngjarje janë përgjegjës institucionet, e që sipas saj, përveç dënimit maksimal për vrasësin, urgjentisht duhet të ndërmerren masa disiplinore e penale ndaj të gjithë atyre që nuk mbrojtën jetën e viktimës.
“Për vrajsen e rëndë në Llaushë të Skenderajt janë përgjegjës institucionet prandaj përveç dënimit maksinal për vrasësin, urgjentisht duhet të ndërmerren masa disiplinore e penale ndaj të gjithë atyre që nuk mbrojtën jetën e të ndjerës”, ka shkruar ndër të tjerash ajo në Facebook.
Ky është reagimi i plotë:
Edhe sa gra duhet të vriten nga bashkëshortët, në mënyrë që të ketë veprime dhe reagime të menjëhershme në rastet e dhunës në familje?
Për vrajsen e rëndë në Llaushë të Skenderajt janë përgjegjës institucionet prandaj përveç dënimit maksinal për vrasësin, urgjentisht duhet të ndërmerren masa disiplinore e penale ndaj të gjithë atyre që nuk mbrojtën jetën e të ndjerës.
Nuk kanë vend në institucione këta njerëz METREOPOL MAGAZINE
`