Gjatë aktiviteteve të ditës së sotme, Kryeministri Kurti ka qëndruar në Graçanicë, përkatësisht në fshatin Kishnicë.
Takimi në Graçanicë filloi me tingujt e himnit kombëtar, ku pasaj Kurti foli para të pranishmëve lidhur me të arriturat e këtij mandati qeverisës.
Lëvizja Vetëvendosje po vazhdon me tubime masive çdo ditë, ndërkaq sot, tubimin e madh do ta mbajnë në Gjilan duke filluar nga ora 16:00.