Sot ka vazhduar aksioni i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, për ndërtimet pa leje në Brezovicë, i cili nisi më 21 dhjetor të vitit që lamë pas, shkruan Gazeta Sinjali.
Në një konferencë për media, prokurori i rastit ka bërë të ditur se nga 21 dhjetori e deri më sot, Prokuroria ka ngrirë 6 milionë euro.
Sipas prokurorit, këto para të cilat dyshohet se janë përfituar përmes rrugëve joligjore ishin në pronësi të të pandehurve të arrestuar dhe të familjarëve.
“Gjatë zhvillimit të hetimit në periudhën 21 dhjetori deri më sot, kemi ngrirë 6 milionë euro. shumica e këtyre të hollave janë të pandehurve, ndërsa të tjerat janë të familjarëve të tyre”, tha prokurori para gazetarëve./GazetaSinjali/