1/12/2025 2:39:13 PM

Jack Smith jep dorëheqje nga Departamenti i Drejtësisë

Duhet të lexoni

Prokurori i Posaçëm, Jack Smith, ka dhënë dorëheqje nga Departamenti amerikan i Drejtësisë, pasi e ka dorëzuar raportin hetues ndaj presidentit të zgjedhur amerikan, Donald Trump.

Departamenti i Drejtësisë e bëri të ditur largimin e tij të shtunën mbrëma, duke thënë se ai dha dorëheqje të premten.

Dorëheqja e tij, 10 ditë para se Trumpi ta marrë detyrën, vjen pas përfundimit të pasuksesshëm të dy ndjekjeve penale kundër Trumpit, të cilat pushuan pasi Trumpi i fitoi zgjedhjet presidenciale në nëntor.

Tash çështje është fati i një raporti dyvolumesh që Smithi dhe ekipi i tij e kishin përgatitur gjatë hetimit të tyre të dyfishtë për përpjekjet e Trumpit për ta zhbërë humbjen e tij kundër presidentit Joe Biden në zgjedhjet e vitit 2020 dhe keqpërdorimin e dokumenteve të klasifikuara në resortin e tij, Mar-a-Lago.

Departamenti i Drejtësisë pritej ta bënte publik raportin në ditët e fundit të administratës Biden, por një gjykatëse e emëruar nga Trumpi, e cila e udhëhoqi rastin e dokumenteve të klasifikuara, e pranoi kërkesën e mbrojtjes që publikimi i raportit të shtyhej të paktën përkohësisht.

Dy nga bashkëpandehurit e Trumpit në atë rast, shërbyesi i tij personal, Walt Nauta, dhe menaxheri i pronës në Mar-a-Lago, Carlos De Oliveira, argumentuan se publikimi i raportit do të ishte padrejtësisht paragjykues, një argument që edhe ekipi ligjor i Trumpit e mbështeti.

Departamenti u përgjigj duke thënë se do ta mbante të fshehtë nga publikimi vëllimin e dokumenteve të klasifikuara për aq kohë që proceset penale kundër Nautas dhe De Oliveiras mbeten pezull.

Megjithatë, prokurorët thanë se e kanë ndër mend të vazhdojnë me publikimin e vëllimit që lidhet me ndërhyrjen në zgjedhje.

Në një mocion urgjent të premten mbrëma, ata kërkuan nga Gjykata e Apelit me bazë në Atlanta që ta heqë menjëherë një ndalesë të vendosur nga gjykatësja e Qarkut Aileen Cannon, e cila kishte ndaluar publikimin e ndonjë pjese të raportit.

Ata i thanë veçmas Cannonit të shtunën se ajo nuk ka autoritet për të ndaluar publikimin e raportit, por ajo u përgjigj me një urdhër që kërkonte nga prokurorët të dorëzonin një material shtesë deri të dielën.

Gjykata e Apelit e hodhi poshtë të enjten një kërkesë urgjente të mbrojtjes për të bllokuar publikimin e raportit për ndërhyrjen në zgjedhje, i cili mbulon përpjekjet e Trumpit para trazirave në Kongres më 6 janar 2021 për ta zhbërë rezultatin e zgjedhjeve të 2020-ës. Por, gjykata e la në fuqi ndalesën e Cannonit që asnjë nga gjetjet nuk mund të publikohen deri tri ditë pas zgjidhjes së çështjes nga Gjykata e Apelit.

Departamenti i Drejtësisë i tha Gjykatës së Apelit në mocionin e tij urgjent se urdhri i Cannonit ishte “qartësisht i gabuar”.

Rregulloret e Departamentit të Drejtësisë kërkojnë që prokurorët e posaçëm të përpilojnë raporte në përfundim të punës së tyre, dhe është zakon që dokumente të tilla të bëhen publike pavarësisht temës së tyre.

William Barr, prokuror i përgjithshëm gjatë mandatit të parë të Trumpit, e publikoi një raport të prokurorit të posaçëm që shqyrtonte ndërhyrjen ruse në zgjedhjet presidenciale në SHBA më 2016, dhe lidhjet e mundshme me fushatën e Trumpit.

Prokurori i përgjithshëm i Biden, Merrick Garland, ka publikuar gjithashtu raporte të prokurorëve të posaçëm, përfshirë ato për trajtimin e informacionit të klasifikuar nga Biden përpara se të bëhej president. /REL/


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Me hyrjen e Gjestit në ‘BBVA’, ja çfarë paralajmëron Ledioni që do të ndodh sonte në Prime

Hyrja e Gjestit në ‘Big Brother VIP Albania’ ka bërë buj të madhe në rrjet.Qëndrimi i tij krijoj dinamika t& ...

Zjarri shkatërrues në Los Angeles shtyn ceremoninë e nominimeve për Oscar

Shpallja e nominimeve të këtij viti për Oscar është shtyrë për dy ditë për shkak të zjarreve vdekjep ...

Rrëfim emocionues i Gjestit, artisti i njohur tregon vështirësitë e jetës së tij: Nuk fola për 2 vite me familjen

Big Brother Vip Kosova ka ndarë historinë e linjës së jetës së ish banorit të kësaj shtëpie, Gjesti.N&eum ...

Jetë / Stil

Pse është e rëndësishme të hani mjaltë në dimër

Gjatë dimrit, trupi është më i ndjeshëm ndaj llojeve të ndryshme të ftohjes dhe gripit, prandaj është e r ...

Mbron zemrën dhe ul kolesterolin, njihuni me përfitimet shëndetësore të portokallit

Portokallet janë një nga frutat që konsumohen më së shumti nga njerëzit gjatë stinës së dimrit dhe jo vet ...

Si ndikojnë 5 minuta ecje në ditë në shëndet! Ja studimi!

Edhe 5 minuta ecje në ditë ndikojnë në trupin tonë. Hulumtimet tregojnë se edhe një ecje e shkurtër mund t' ...

Sport

Mbrojtja në alarm tek Interi, mësohet sa do mungojë Bisek

Nuk ishte në formën më të mirë të mundshme pas ndeshjes së Superkupës kundër Milanit dhe Jan Bisek ka kry ...

Tifozët e Tiranës largohen nga stadiumi, ja arsyeja

Tifozët e Tiranës të grupimit “Tirona Fanatics” janë larguar nga stadiumi “Loro Boriçi” pak minuta ...

Ancelotti: ‘El Clasico’ është gjithmonë e veçantë, sidomos kur bëhet fjalë për një finale

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, e konsideroi ndeshje “të veçantë” finalen e Superkupës së Spanjë ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate