Nënkryetari i PD Enkelejd Alibeaj, ka komentuar sot zhvillimet më të fundit brenda partisë. Alibeaj tha se ka prova që Kuvendi i datës 11 dhjetor i thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha ishte i manipuluar. Sipas tij, organizatorët mbushën kutitë e votimit me vota fiktive dhe kjo u transmetua edhe në media.
“Unë kam të dhëna që janë mbushur kutitë. Fatkeqësisht janë mbushur kutitë, nga ata që pretendojnë se janë organizatorët. Kur arrin në këtë situatë, ku u deklaruan në njësinë 8 që rezultati ishte 760 pjesëmarrës, ndërkohë që të numëruar ishin 100 veta. Ku u gjetën këto 600 vota?
Dhe thonë nëpërmjet këtij referendumi është marrë një vendim i madh. E kuptoni sa e dhimbshme dhe e turpshme është një sjellje e tillë. Që kërkon të shkatërrojë PD, në një kohë që kemi kaq fronte të mëdha opozitare sot në Parlament dhe jashtë tij. Kemi sfida të mëdha si reforma territoriale, vettingu”, tha Alibeaj në News 24./Gazeta Sot