Momentet e përjetuara nga pasagjerët e aeroplanit të Azerbajxhanit pak para rrëzimit të tij pranë qytetit Aktau të Kazakistanit janë kapur në një video nga njëri prej tyre.
Videoja tashmë është shpërndarë në rrjetet sociale dhe tregon dëme që kanë ndodhur, për arsye ende të panjohura, brenda kabinës dhe maskat e oksigjenit janë lëshuar.
Një video tjetër, që po qarkullon në rrjet, thuhet se është marrë nga një prej të mbijetuarve disa sekonda pas përplasjes dhe tregon pasagjerët që përpiqen të dalin nga avioni i shkatërruar.
Ndërkohë, shumica e pasagjerëve që arritën t'i mbijetonin përplasjes ishin në pjesën e fundi pranë bishtit të avionit, njoftoi agjencia e lajmeve "24kg" e Kirgistanit.