Mëngjesin e sotëm , Policia e Kosovës apeloi tek shoferët që të kenë kujdes gjatë pjesëmarrjes në trafik si shkak i kushteve atmosferike dhe gjendjes së rrugëve.
Por përpos kësaj, Policia e Rajonit të Prishtinës -Njësiti i Trafikut të Kryeqytetit, në kuadër të aktivitete të planifikuara për qëllim të sigurisë rrugore , me veturën inteligjente kanë filluar planin për identifikimin e veturave të pa regjistruara të cilat qarkullojnë në rrugë si dhe veturat tjera që shkelin rregullat në trafik, transmeton lajmi.net.
“Ky sistem kryen identifikimin automatik të menjëhershëm të veturave të paregjistruara edhe gjatë lëvizjes. Vetëm për tri ditë të veprimit, janë identifikuar mbi 30 vetura të paregjistruara”, thuhet në njoftim.
Ndaj shoferëve janë shqiptuar fletëparaqitjet sipas ligjit si dhe veturat janë përjashtuar nga trafiku duke i konfiskuar përkohësisht targat e regjistrimit./Lajmi.net/