10/22/2025 10:38:38 AM

Ramadani: Për herë të parë FBI ndihmon Kosovën në rastet ku dyshohet se ka gisht Serbia

Duhet të lexoni

Ish-inspektori i përgjithshëm i Agjencisë Kosovare për Inteligjencë, Burim Ramadani, ka komentuar deklaratën e ambasadorit të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier, ku ka thënë se FBI po ndihmon Kosovën në lidhje me hetimet për sulmin që ndodhi në fund të muajit nëntor në kanalin e Ibër-Lepencit.

Sipas Ramadanit kjo është hera e parë që FBI, sipas informacioneve të tij, i jep ndihmë institucioneve të Kosovës në rastet ku dyshohet se ka gisht Serbia.

“Me sa e di unë është hera e parë që hetuesit e FBI-së iu ndihmojnë institucioneve të Kosovës në rastet ku dyshohet se ka pasur gisht Serbia, apo struktura të caktuara të Serbisë, në krahasim me rastin e njohur të Banjskës, ku personalisht mendoj se atëherë do të duhej që Kosova vet të kërkonte hetime ndërkombëtare.” – ka deklaruar Ramadani në Klan Kosova.

Ndër të tjera, ai ka thënë se FBI jo vetëm që është njëra prej institucioneve hetuese më të mira në botë, por ekspertiza e saj dhe pajisjet që posedon i hyjnë në ndihmë shumë Kosovës.

“Sulmi në Ibër-Lepenc ka qenë i ekzektuar prej një grupi profesionistësh,të cilët mund të jenë aktiv në institucionet e sigurisë së Serbisë apo të një shteti tjetër, apo mund të jenë të pensionuar, e punojnë si mercenarë. Në kuptimin profesional, jo vetëm nga ndarja ose dhënies së ekspertizës së FBI që është një prej institucioneve hetuese më të mira në botë, por po ashtu edhe në përdorimin e pajisjeve, por edhe në përdorimin e surveimit edhe ajror edhe të hapësirave të tjera.” – ka potencuar Ramadani.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate