Asociacioni i Komunave të Kosovës ka reaguar sërish pasi që nuk janë ftuar në takim e Komitetit anti Covid që është mbajtur gjatë ditës së djeshme, transmeton Gazeta Metro.
Drejtori ekzekutiv në AKK’së, Sazan Ibrahimi ka thënë se ky injorim po ndodh për të satën herë, e ku ka vlerësuar se komunat janë mekanizëm i rëndësishëm në luftën dhe parandalimin e virusit korona.
“Komunat e Republikës së Kosovës edhe një herë ftojnë Qeverinë e Kosovës të bashkëpunojë ngushtë dhe sinqert sepse numri i rasteve me COVID 19 është në rritje dhe një injorim i tillë i komunave është i pajustifikueshëm. Komunat janë të qytetarëve të saj dhe e kanë KRYETARIN që është zgjedhur me votë të drejpërdrejtë, prandaj në asnjë mënyrë nuk bën të injorohen si të tilla. Jeta zhvillohet në komuna. Kryetarët e komunave që nga fillimi i pandemisë kanë qenë në ballë të luftës për parandalimin e përhapjes së COVID 19 andaj kërkojmë që të bashkëpunoni ngushtë me të gjitha komunat dhe me AKK si përfaqësues i komunave, në mënyrë që situata me COVID të përballohet më lehtë”, thuhet në reagim.
Më poshtë reagimi i plotë:
Qeveria e Republikës së Kosovës përsëri i anashkaloi apo më mirë të themi I injoroi edhe një herë komunat e Republikës së Kosovës (për të disatën herë radhazi) sa i përket konsultave rreth situatës me pandemi COVID 19, duke mos e ftuar Asociacionin e Komunave të Kosovës (AKK) si anëtar të Komitetit Anti COVID 19. Kjo tregon se AKK u përjashtua edhe një herë nga ky komitet, i cili nga komunat cilësohet si mekanizëm shumë i rëndësishëm në luftën për parandalimin e përhapjes së COVID 19. Komunat e Republikës së Kosovës edhe një herë ftojnë Qeverinë e Kosovës të bashkëpunojë ngushtë dhe sinqert sepse numri i rasteve me COVID 19 është në rritje dhe një injorim i tillë i komunave është i pajustifikueshëm. Komunat janë të qytetarëve të saj dhe e kanë KRYETARIN që është zgjedhur me votë të drejpërdrejtë, prandaj në asnjë mënyrë nuk bën të injorohen si të tilla. Jeta zhvillohet në komuna. Kryetarët e komunave që nga fillimi i pandemisë kanë qenë në ballë të luftës për parandalimin e përhapjes së COVID 19 andaj kërkojmë që të bashkëpunoni ngushtë me të gjitha komunat dhe me AKK si përfaqësues i komunave, në mënyrë që situata me COVID të përballohet më lehtë. Si gjithnjë, edhe këtë herë komunat kërkojnë qasje konstruktive nga Qeveria e Republikës së Kosovës kundruall nivelit lokal. AKK është rikthyer në këtë komitet me vendim të ish ministrit Arben Vitia.