Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se me pikëllim ka marrë lajmin për vdekjen tragjike të tre të rinjve, në një aksident trafiku te Liqeni i Badovcit, që ka ndodhë dje me 05.10.2024 rreth orës 23:00.Përmes një postimi në Facebook,
Rama shprehu ngushëllime për familjarët e viktimave.“Këto janë momente të rënda për familjet dhe të afërmit e tyre, dhe në këto çaste dhimbjeje, dua t’u shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta. Lutemi që të gjejnë forcën për të përballuar këtë humbje të madhe. Ne jemi me ju në këtë moment të vështirë” – ka shkruar Rama.