9/12/2025 12:47:24 AM

Kurti, bashkëpartiakëve për 9 shkurtin: S’duhet të kemi rivalitet mes veti

Duhet të lexoni

Vetëvendosje ka mbajtur takimin e radhës të Këshillit të Përgjithshëm, i cili është përshkuar nga fryma zgjedhore. Zyrtarët më të lartë Albin Kurti e Glauk Konjufca kanë tentuar të frymëzojnë sa më shumë bashkëpartiakët për zgjedhjet e 9 shkurtit.

Edhe pse Kurti u shfaq i bindur se përsëri mund ta replikojë rezultatin e vitit 2021, ai tha se të gjitha partitë në zgjedhje fillojnë nga zero. Pak më alarmues ishte Konjufca i cili u tha të tubuarve të VV’së se kundërshtarët do të përpiqen ta gërryejnë Vetëvendosjes duke tentuar t’ia marrin nga 1-2% në muajt e ardhshëm.Kurti në fjalimin e tij të gjatë i këshilloi anëtarët e VV’së që të mos bëjnë garë mes vete gjatë zgjedhjeve.

Ai zgjodhi t’ua citojë Perandorin Romak Mark Aurelie i cili në “Meditime’t” e tij kishte thënë “i gjithë zgjoi vuan kur një bletë është e sëmurë”.“Duhet të kuptojmë që gara me njëri-tjetrin është produkt i ndasive që ? nxitin të tjerët. Ajo nuk na shërben neve dhe nuk i shërben qytetarëve. Stoiket e kanë vënë re qysh në kohërat antike që gara e vetme qe duhet ta kemi është ajo me vetveten, natyrisht vetëm nëse përmirësimi dhe progresi janë qëllimet tona” tha Kurti.

“Një perandor romak Mark Aureli, stoik i kanonizuar përmes meditimeve të tij të lënpas si shënime, kishte thënë se i gjithë zgjoi vuan kur madje vetëm edhe një bletë është e sëmurë e po ashtu i gjithe zgjoi lulëzon vetëm atëhere kur të gjitha bletët janë mirë. Mbase ketu kemi se çfarë të mësojmë nga Mark Aureli, i cili meditimet e tij historike i zhvilloi si udhërrefyes për vetveten”, shtoi kreu i VV’së.

Pas fjalëve të Perandorit, Kurti bëri edhe vetë një reflektim mbi pushtetin.

“Anipse Roma antike mund të duket shumë e largët në kohë, natyra njerëzore , e posaqërisht në relacion me pushtetin, mbase nuk ka ndryshuar aq”.

Më tej, Kurti i instruktoi bashkëpartiakët në frymën stoiciste, si te sillen mes vete në zgjedhje.

“Përpos që nuk duhet te kemi garë, rivalitet, me njëri-tjetrin,po ashtu duhet të kemi bashkëpunim, mirëkuptim, miredashje, sepse përndryshe i gjithë zinxhiri i organizatës sonë mund të pesojë.Garën me njeri-jetrin duhet ta ruajmë për zgjedhjet e brendshme të Lëvizjes VETEVENDOSJE!. Për zgjedhjet parlamentare ose ato lokale, duhet ta kemi bashkëpunimin, bashkërendimin, përkrahjen, mbështetjen, ndihmën, që ia japim të pakursyer, pa rezervë, njër- tjetrit. Fundja, të gjithë e kemi synimin e njejtë kauzat që na bashkojnë janë më ta shumta se çfarëdo trivaliteti që mund të na ndajë” tha ai.

Ndryshe, nga Kurti e Konjufca që kishin fjalime të një “niveli tjetër”, zyrtarët më të ulët se ata diskutuan për qeverisjen. Debatet i dominuan kritikat për qeveritë e kaluara dhe ato që VV dhe Qeveria Kurti i numëron si suksese.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate