4/21/2025 9:10:01 PM

Telekomit të Kosovës i bllokohen përsëri llogaritë nga Përmbaruesi Privat

Duhet të lexoni

Telekomi i Kosovës ka njoftuar se sërish i janë bllokuar llogaritë nga Përmbaruesi Privat, lidhur me rastin e Z-Mobile.

Sipas njoftimit theksohet se menaxhmenti bashkë me Bordin e Drejtorëve, do të analizojnë situatën për të ndërmarrë hapat e mundshëm me qëllim të zhbllokimit sa më të shpejtë të llogarive të bllokuara bankare si dhe do ët kujdesen që të vazhdojnë sigurt procesi i modernizmit të shërbimeve, si dhe të gjitha proceset e tjera të punës dhe biznesit..

“Ky bllokim i llogarive bankare të Telekomit të Kosovës nga ana e Përmbaruesit Privat është i bazuar në vendime tërësisht të padrejta, andaj Telekomi i Kosovës do të vazhdojë të kundërshtojë këto vendime që janë pasojë e një kohe dhe një keq menaxhimi të ndikuar skajshëm nga politika e asaj kohe edhe nga interesa të fuqishme private”, thuhet në njoftim.

Komunikata e plotë:

Përmbaruesi Privat bllokon përsëri llogaritë e Telekomit të Kosovës për rastin Z-Mobile

Pas refuzimit të Prapësimit të Urdhrit Përmbarimor që lidhet me arbitrazhin në rastin “Dardafon 2” (Z-Mobile) nga ana e Gjykatës Komerciale, dje, më datë 03.10.2024, Përmbaruesi Privat me të pranuar këtë Aktvendim vetëm brenda një ore, i ka bllokuar të gjitha llogaritë bankare të Telekomit të Kosovës.

Ky bllokim i llogarive bankare të Telekomit të Kosovës nga ana e Përmbaruesit Privat është i bazuar në vendime tërësisht të padrejta, andaj Telekomi i Kosovës do të vazhdojë të kundërshtojë këto vendime që janë pasojë e një kohe dhe një keq menaxhimi të ndikuar skajshëm nga politika e asaj kohe edhe nga interesa të fuqishme private

Siç është i informuar publiku tashmë, ky rast është pasoja e dytë më e madhe e një kontrate tejet të dëmshme të vitit 2009, përmes së cilës Telekomi i Kosovës, deri tani, përveçse është dëmtuar financiarisht me mbi 100 milionë euro, është detyruar padrejtësisht të paguajë edhe mbi 60 milionë euro të tjera përmes proceseve gjyqësore që ishin kurdisur përmes kësaj kontrate. Me këtë bllokim të llogarive Përmbaruesi Privat synon të tërheqë nga llogaritë e Telekomit të Kosovës, dhe për interes të Z-Mobile, edhe rreth 12 milion euro borxh kryesor.

Edhe pse Telekomi i Kosovës ka bërë kallëzim penal në organet përkatëse të rendit si dhe publikisht në vazhdimësi e ka denoncuar këtë kontratë lidhur me pasojat e shumta negative që e njëjta ka prodhuar dhe vazhdon të prodhojë, për kompaninë nga skemat e organizuara për përfitime të grupeve të caktuara të interesit, fatkeqësisht deri më sot askush nga zyrtarët dhe personat e përfshirë në këtë skemë kriminale nuk ka dhënë llogari para gjykatës.

Menaxhmenti i Telekomit të Kosovës, që nga sot, bashkë me Bordin e Drejtorëve, do të analizojnë dhe ndërmarr të gjithë hapat e mundshëm me qëllim të zhbllokimit sa më të shpejt të llogarive të bllokuara bankare si dhe do të kujdeset të vazhdojë sigurt procesin e modernizimit të shërbimeve, si dhe të gjitha proceset e tjera të punës dhe biznesit, të cilat po e rikthejnë kompaninë tonë, ngadalë por sigurt, në vendin që i takon si ofruesi i parë i shërbimeve të telekomunikimit në vendin tonë./Arbresh.info/


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Skena të pazakonta në "Big Brother", Ola e lidhur me kabllo në lot! Gjesti e tërheq nga pas

Përplasjet mes Gjestit dhe Olës në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 4 vazhdojnë të intensifikohen, duke sjell&eum ...

Tha se kishte tërheqje ndaj vajzave/ Motra e Krisës sqaron deklaratën e saj virale

"“Më shumë më ka shqetësuar jo për atë që ka thënë Krisa, po për komentet se u ekzagjerua ...

E goditi Gjestin në fytyrë, përjashtohet G Bani nga Big Brother

Pas goditjes që G Bani ia dha Gjestit mbrëmë gjatë provës në arena Storm, Big Brother erdhi me një vendim. Produksi ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Vdes në moshë të re gjyqtari i futbollit kosovar

Ka vdekur gjyqtari i futbollit, Rilind Berisha.Berisha ka vdekur të hënën, tha Forumi Rinor i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ...

Liga Premier akuzon FIFA-n se ka shkuar “shumë larg” me zgjerimin e Kupës së Botës për Klube

Liga Premier e ka akuzuar FIFA-n se ka shkuar “shumë larg” me Kupën e Botës për Klube të zgjeruar këtë ...

Plisat e quajnë akt anti-kombëtar bashkëpunimin Shqipëri-Serbi

Tifo-grupi më i madh në shqiptari, “Plisat” kanë bërë një reagim pas Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) e ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate