Një 22-vjeçar është arrestuar dje në Prishtinë, nën dyshimin për kryerjen e veprave penale të mashtrimit dhe shpërdorimit të pasurisë së huaj, raporton Metropol Magazine.
Sipas njoftimit, ai dyshohet për 27 vepra penale të këtij lloji. "Hetimet disa mujore të policisë kanë çuar në identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarit D.M., 22 vjeç, shtetas i Kosovës. Me vendim të prokurorit, ai është ndaluar për 48 orë në qendrën e mbajtjes," thuhet në njoftim. Hetimet kanë ngritur dyshime se i arrestuari ka mashtruar taksistët duke marrë shuma të ndryshme parash gjatë kryerjes së pagesave për shërbime dhe blerje. Metropol Magazine MM