8/27/2025 9:29:46 PM

“Me kamionët serbë vijnë armë”, Konjufca: Prandaj nuk i heqim masat ndaj produkteve serbe

Duhet të lexoni

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, deklaroi se Kosova nuk do të tregohet naive për heqjen e masës së sigurisë ndaj produkteve serbe pasi kjo mund të cenojë sigurinë e vendit. Kjo masë që u vendos pas rrëmbimit të tre policëve Kosovë vitin e kaluar, po insistohet që të largohet nga Gjermania për të rikthyer funksionimin e CEFTA-s ndërsa si shpërblim Kosova do ta përfaqësojë vetveten në këtë organizatë dhe jo përmes UNMIK-ut, ndërsa si pasojë është paralajmëruar përjashtimi i Kosovës nga Procesi i Berlinit. 

“Ne edhe dëshirojmë që të mos jemi pengues të funksionimit të CEFTA-s por në të njëjtën kohë të mos jemi aq naiv sa të na ndodhë të hyjë ndonjë gjë në Kosovë për të cilën ne nuk kemi kontroll e pastaj na kthehet boomerang në kuptimin e sigurisë”, tha kreu i Kuvendit të Kosovës.

Konjufca tha se frika e Kosovës është që mos hyjnë armë bashkë me kamionët serbë, ndërsa përmendi ardhjen e skanerëve të premtuar nga disa vende perëndimore, si mundësi që kjo masë të hiqet.

“Jam shumë optimist që qeveria do ta gjejë një gjuhë të përbashkët me organizatorët e këtyre nismave rajonale sepse interes i Kosovës është që të vazhdojë të jemi pjesë e tyre”, tha ai për A2.

Gjatë së martës, nga Lëvizja Vetëvendosje u larguan edhe dy deputetë dhe Konjufca pranoi se puna e Kuvendit tashmë është vështirësuar pasi mazhoranca nuk i ka numrat për kuroum dhe kalim të projektligjeve. Ai ftoi opozitën që të dakordohen për agjendën dhe Kuvendi t’i rikthehet funksionimi normal.

“Për të mbajtur seanca çdo javë nevojitet le të themi negociata çdo javë me opozitën çfarë mund të kalojë, edhe nga ana e tyre në Kuvend, e kam fjalën për projektligjet, së paku për disa çështje duhet të kishim konsensus që t’i kalonim, për shembull marrëveshjet ndërkombëtare”.

Konjufca la të për të kuptuar se mund të mos thërrasë mbledhje të Kryesisë së Kuvendit e as ndonjë seancë pa pasur një dakordim edhe me opozitën. 


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate