Profesori universitar, Blerim Latifi, ka reaguar lidhur me atë që po ndodh me sigurimin e ushqimit për Forcën e Sigurisë së Kosovës. Latifi ka thënë se ushtritë mbahen nga patriotizmi dhe paratë dhe në raste, të dy këto elementë e kompensojnë njëra-tjetrën.
Megjithatë Latifi thotë se kur mungojnë këto të dyjat, s’ke ushtri, ose ke vetëm iluzion të saj.
“Ushtritë mbahen nga patriotizmi dhe paret. Në shumicën e rasteve këto dy elemente e plotësojnë njëra- tjetrën. Me raste edhe e kompensojnë njëra-tjetrën. Por çka ndodhë kur mungojnë të dyjat? Nuk ke ushtri. Ose e ke veç iluzionin e saj”, ka shkruar Latifi./Express/