3/12/2025 1:00:51 PM

Murati thotë se familjet kosovare u pasuruan: I kanë 1.51 miliardë euro më shumë në banka

Duhet të lexoni

Jo vetëm bizneset, por sipas ministrit të Financave, Hekuran Murati, edhe familjet kosovare janë pasuruar nën udhëheqjen e Lëvizjes Vetëvendosje.

Murati, duke përmendur një raport të Bankës Qendrore të Kosovës, flet për rritje të depozitave të ekonomive familjare në banka, që thotë se ndodhi gjatë Qeverisë Kurti.

“Depozitat e Ekonomive Familjare në valutën euro për herë të parë tejkalojnë shifrën 4 miliardë euro, sipas raportit të publikuar nga BQK për muajin gusht. Siç mund të shihet edhe nga grafikoni më poshtë, ritmi i rritjes përshpejtohet në mënyrë të theksuar gjatë mandatit të Qeverisë Kurti”, shkroi Murati në ‘Facebook’.

“Për 4 vitet e fundit, depozitat e ekonomive familjare janë shtuar për 1.51 miliardë euro, që krahasuar me 4 vitet paraprake gjatë qeverisjeve të kaluara është për 3-fish më e lartë”, shtoi ai.

Sipas tij, “ky është tregues se rritja ekonomike është gjithëpërfshirëse e nuk po bëhet vetëm për biznese, por për të gjithë qytetarët”.

“E kjo është gjë e mirë sepse duke pasur më shumë para, ekonomitë familjare blejnë më shumë, gjë që shton qarkullimin e bizneseve, e përfundimisht edhe nevojën për rritje të punësimit. Ngjashëm edhe buxheti i shtetit, përderisa në të kaluarën shërbente për pasurimin e disave, tani orientohet për shtesat e lehonave, shtesat e fëmijëve, mbështetje për studentë e pensionistë, barna esenciale, mbështetje për bujqit, por edhe siguri e mbrojtje. Qeveria për të gjithë!”, shkroi ministri i Financave.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Momente pikante mes Gjestit dhe Eglit në dush! Ja çfarë filmoi kamera

Raporti mes Gjestit dhe Eglit, ani pse ka pasur ulje-ngritje kohë pas kohe, duket se së fundmi po bëhet akoma më i fortë.M&eu ...

Moderatorja, Roza Lati SHTATZANË, ish-banorja e Big Brother VIP publikon FOTON!

Roza Lati është tejet aktive në rrjete sociale dhe jo vetëm.Ajo ka publikuar disa imazhe me të cilat ka ngritur dyshime te nd ...

"Kopil shkine...", Jozi përjashtohet nga Big Brother pas fyerjeve ndaj Gjestit

Këngëtari Jozi është larguar nga gara e Big Brother Vip Albania, pas debatit me Gjestin ku e quajti kosovar, për ta fyer.Vend ...

Jetë / Stil

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

“Eksperimentoni”- Zbuloni zakonet kryesore të grave për të pasur gjithmonë epsh të lartë gjatë s*ksit

Ashtu si ushtrimet fizike na ndihmojnë të qëndrojmë në formë ose meditimi ndihmon në mbajtjen e shëndetit ton& ...

Sport

Liga Premier akuzon FIFA-n se ka shkuar “shumë larg” me zgjerimin e Kupës së Botës për Klube

Liga Premier e ka akuzuar FIFA-n se ka shkuar “shumë larg” me Kupën e Botës për Klube të zgjeruar këtë ...

Plisat e quajnë akt anti-kombëtar bashkëpunimin Shqipëri-Serbi

Tifo-grupi më i madh në shqiptari, “Plisat” kanë bërë një reagim pas Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) e ...

Ronaldo e thotë hapur: Jam futbollisti më i mirë në histori, pikë!

Programi i ri i “La Sexta”, “Los amigos de Edu”, u shfaq për herë të parë të hënën, më ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate