Ervin Salianji doli nga selia e PD-së dhe u nis drejt Policisë së Tiranës për t'u vetëdorëzuar pasi Apeli i konfirmoi dënimin me 1 vit burg për kallëzim të rremë në dosjen Babale. Salianji tha për gazetarët:
“Do të shkoj të vetëdorëzohem në polici pas këtij komunikimi. E vërteta do të triumfojë. I falënderoj të gjithë për mbështetjen, nuk kam thirrur protestë por do i takoj të gjithë mbështetësit aty. Ju falënderoj shumë dhe do takohem shpejt”, tha Salianji.