Ka përfunduar mbledhja e grupit parlamentar të PD-së në selinë blu, ku është diskutuar reagimi opozitar për arrestimin e Ervin Salianjit, pas dënimit me 1 vit burg nga Apeli i Jurisdiksionit të Përgjithshëm.
Burime bëjnë me dije se në mbledhje u diskutua ngujimi i deputetëve të PD-së në seli për të ndaluar arrestimin e Salianjit.
Parimisht, deputetët janë shprehur dakord për ndërmarrjen e këtij akti politik, por ende nuk ka një vendim grupi në lidhje me këtë çështje.
Burime nga mbledhja bëjnë me dije se është Ervin Salianji ai që nuk është bindur deri më tani për ngujimin e deputetëve në seli për të mos lejuar arrestimin e tij.
Deputetët e PD-së nuk e njohin vendimin e Gjykatës së Apelit, pasi e cilësojnë dënimin e Salianjit si një hakmarrje nga maxhoranca pas denoncimit të vëllait të deputetit Fatmir Xhafaj.