10/18/2024 2:19:29 PM

Kosova, e 12-ta në mesin e vendeve më të sigurta për të ecur vetëm gjatë natës

Duhet të lexoni

Kosova është renditur në mesin e 14 vendeve ku njerëzit ndihen më së shumti të sigurt duke ecur vetëm në rrugë gjatë natës, sipas raportit të fundit të Gallup mbi Sigurinë Globale.

Në këtë listë janë edhe Kuvajti, Singapori, Norvegjia, Arabia Saudite, Taxhikistani, Sllovenia, Emiratet e Bashkuara Arabe, Salvadori, Mali I Zi, Islanda, Luksemburgu dhe Zvicra.

Kosova është renditur e 12-ta në këtë listë.

Sipas Gallup-it, në vitin 2023, 70% e të rriturve në mbarë botën thanë se ndihen të sigurt duke ecur vetëm natën aty ku jetojnë, gjë që është dukshëm më e lartë se sa ishte një dekadë më parë dhe në shumicën e pikave në trendin gati 20-vjeçar të Gallup.

“Megjithatë, përparimi në këtë masë ka ngecur në vitet e fundit dhe pak më pak njerëz sot ndjehen të sigurt se në vitin 2020, kur një rekord prej 72% ndihej i sigurt”, thuhet tutje.

Sipas Gallup-it, në shumicën e vendeve dhe territoreve të zhvilluara ekonomikisht me sundim të fortë të ligjit, shumica e banorëve thanë se ndihen të sigurt duke ecur vetëm në zonat e tyre gjatë natës.

Raporti i Gallup mat se sa të sigurt ndihen njerëzit duke ecur vetëm gjatë natës dhe besimin e tyre te policia vendase. Ky raport gjithashtu analizon shpeshtësinë e vjedhjeve, sulmeve ose grabitjeve të përjetuara nga individët e anketuar.

Përfshirja e Kosovës në mesin e 14 vendeve më të mira tregon se një pjesë e konsiderueshme e popullsisë së saj raporton besim të lartë në siguri, gjë që mund t’i atribuohet faktorëve si zbatimi efektiv i ligjit, besimi i komunitetit dhe një shkallë e ulët e krimit të dhunshëm në fusha të caktuara./Katror.info

  • Tags

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Melinda Ademi bën veprim të pahijshëm

Këngëtarja e njohur shqiptare, Melinda Ademi ka ndarë një foto provokative.Ajo, në një fotosesion shfaqet me gjuhë ...

“Jeta të vë para sprovave që nuk i mendon kurrë”, rrëfimi prekës i Sidrit Bejlerit për humbjen e së bijës: Sot do të ishte 17 vjeçe

I ftuar në emisionin “S’e Luan Topi”, artisti i mirënjohur, Sidrit Bejleri, ka rrëfyer udhën e jetës së ...

Rudina Dembacaj zbulon raportin me tre vjehrrat: Nuk është mamaja e Markut e preferuara ime

Aktorja e njohur, Rudina Dembacaj, e cila moderon këtë sezon të ri “Goca dhe Gra”, bashkë me Heidi Bacin dhe Egla Ceno ...

Jetë / Stil

Jeni sëmurë apo jo? Këtë e kuptoni përmes gjuhës, ja si!

Nxjerrja e gjuhës jashtë është një formë përshëndetjeje në Tibet, ndërsa në shumë vende t& ...

Kur do të ndryshojë ora në tetor, ky është vendimi i fundit

Ora do të ndryshojë përsëri edhe këtë vit. Akrepat do të kthehen përsëri për një orë ...

5 mënyra si të pyesni dikë nëse janë ‘single’ apo jo, pa e bërë të qartë që i pëlqeni!

1.Ndiqini në rrjete socialeNë ditët e sotme rrjetet sociale janë treguesi më i mirë i jetës private të dikujt. ...

Sport

Shqipëria kërkon tre pikët e radhës ndaj Çekisë, formacionet zyrtare

Kombëtraja e Shqipërisë sot do të luaj ndeshjen e radhës në Ligën e Kombeve.Kuqezinjët do të përball ...

Sherr mes shqiptarëve dhe rumunëve, ndërpriten punimet në stadiumin e Barcelonës

Një sherr masiv këtë të premte, ka bërë që të ndërpriten përkohësisht punimet në stadiumin ...

Historike, një kosovare 30- vjeçare merr drejtimin e Celtic Glasgow-it

Elena Sadiku nga Suedia me origjinë nga Kosova ka shkruar histori në sport, duke u bërë trajnerja më e re ndonjëherë ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate