Shifrat në ekonomi është një nga temat ku më së shumti përplasen deputetja e LDK’së, Hykmete Bajrami, dhe ministri i Financave, Hekuran Murati.
Në përplasjen e sotme u përfshi edhe koordinatorja e komiteteve të Vetëvendosjes, Dejona Mihali.
Ajo tha se Bajrami nuk mund të japë sqarime “deri diku të besueshme” për çmimet e barnave dhe kontabilitetin e “bie fjala Riga Pharm”.
Mihali tha se për tjera çështje Bajramit “i ka ikur treni prej kohësh”.
Ajo e kritikoi Bajramin edhe për drejtshkrim.
“ps. Kur zgjedhim diçka apo ia kërkojmë dikujt me zgjedh vendin e kohën përdorim foljen zgjidh(e). Është çështje zgjedhimi dhe mënyre të foljeve. Mbase i duhet për shqipen e përdorur gjatë leksioneve në fakultet.”