9/24/2024 2:25:49 PM

Abdixhiku | Shembulli i Heroit Afrim Bunjaku është model dhe motiv për brezat se si mbrohet e si duhet shërbyer atdheut

Duhet të lexoni

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka përkujtuar rreshterin Afrim Bunjaku, duke thënë se ai e sakrifikoi jetën e tij për shtetin e Kosovës. Ai ka deklaruar se vrasja e heroit Bunjaku ishte goditje e rëndë e sipas tij, dënimi i terroristëve dhe mbajtja përgjegjës e Serbisë si organizatore e agresionit “janë detyrime tonat si shtet e si shoqëri”.

“Ai u vra nga pjesëtarë të një grupi terrorist të sponsorizuar dhe komanduar nga Serbia, gjersa po ushtronte profesionin dhe punën fisnike prej polici në mbrojtjen e rendit dhe mirëqenies për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës. Afrim Bunjaku është heroi i cili sakrifikoi jetën e tij për shtetin e Kosovës. Shembulli i tij është model dhe motiv për brezat se si mbrohet e si duhet shërbyer atdheut edhe në kohë paqeje. Vrasja e heroit Bunjaku ishte goditje e rëndë jo vetëm për familjen dhe kolegët policë, por edhe për shtetin e Kosovës. Prandaj dënimi i terroristëve, si dhe mbajtja përgjegjëse e Serbisë si organizatore e agresionit ndaj Republikës janë detyrime tonat si shtet e si shoqëri”, thuhet në mesazhin e LDK-së në Facebook.

Sipas Abdixhikut, rreshteri Bunjaku do të mbetet përherë në kujtesën shtetërore “si personalitet që dha frymën e fundit për territorin e Republikës së Kosovës”.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Sot fillon Oktoberfest, Edicioni i 189 i festivalit të birrës

Qindra njerëz nxitojnë drejt Oktoberfest në Mynih, në garë më njëri-tjetrin për të zënë tavolin ...

E kritikuan për peshën. Kiara Tito ka një përgjigje për të gjithë!

Moderatoren Kiara Tito këtë sezon televiziv do ta shohim si moderatore të Portokallisë. Pak ditë më parë Top Channe ...

Dua Lipa mahnit teksa i bashkohet Camila Cabellos në Festivalin e Muzikës iHeart Radio 2024

Dua Lipa, Gwen Stefani dhe Camila Cabello vodhën shfaqjen në Festivalin e Muzikës iHeartRadio 2024 të premten mbrëma.Ikonat v ...

Jetë / Stil

Ja si duhet t’i përgjigjeni partnerit tuaj në rast se po kaloni një krizë në çift!

Të gjithëva na ka ndodhur të zemërohemi me partnerët tanë për diçka që ata bënë ose nuk e b&e ...

Humbje peshe me yndyrna? Si funksionon?

Regjimet ushqimore me përmbajtje të lartë yndyre kanë fituar popullaritet të madh, sidomos mes atletëve dhe individë ...

Disa fruta për shëndet më të mirë gjatë vjeshtës

Shumë dietologë e doktorë rekomandojnë të konsumohen pemët e perimet sezonale. Ndërkohë që vjeshta ë ...

Sport

Mbahet Maratona “Prishtina 2024”, marrin pjesë mbi 500 atletë

Ka nisur ngjarja më e madhe sportive në vendin tonë, Maratona “Prishtina 2024”, nën organizimin e Federatës Atlet ...

Ndryshim radikal në rregulloren e futbollit shqiptar

Federata shqiptare e futbollit po i hap rrugën klubeve shqiptare të blejnë lojtarë të huaj me shumicë.Në një m ...

Kryhen matjet zyrtare: Joshua me një avantazh të lehtë përballë Dubois

Anthony Joshua do të ketë një avantazh të lehtë në peshë ndaj Daniel Dubois të shtunën mbrëma pasi r ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate