9/24/2024 12:29:05 PM

Ekskluzive | Rrahja brutale në ‘Balcony’ te Rruga B, ky është i riu që u kap me armë zjarri

Duhet të lexoni

Një rrahje brutale dyshohet se ka ndodhur së fundmi në lokalin ‘Balcony’ te Rruga B në Prishtinë, ku për motive akoma të panjohura, një mosmarrëveshje mes palëve ka eskaluar në përleshje. Njëri prej tyre u kap edhe me armë dhe përfundoi në ndalim, raporton Gazeta Sinjali.

Siç merr vesh Sinjali, rasti ka ndodhur më 22 shtator, pak para mesnatës, kur Policia arrestoi personin e dyshuar, i përfshirë si viktimë në rastin e lëndimit të rëndë trupor.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se personi që u prangos është Dorant Bucolli, emër i njohur për organet e rendit, për shkak të veprave në të cilat është përfshirë në të kaluarën.

27-vjeçari Bucolli është kapur me një armë zjarri, e cila është sekuestruar, ndërsa i njëjti është shoqëruar në stacion policor.

Ndaj tij, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor dhe inicimin e hetimit.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Sot fillon Oktoberfest, Edicioni i 189 i festivalit të birrës

Qindra njerëz nxitojnë drejt Oktoberfest në Mynih, në garë më njëri-tjetrin për të zënë tavolin ...

E kritikuan për peshën. Kiara Tito ka një përgjigje për të gjithë!

Moderatoren Kiara Tito këtë sezon televiziv do ta shohim si moderatore të Portokallisë. Pak ditë më parë Top Channe ...

Dua Lipa mahnit teksa i bashkohet Camila Cabellos në Festivalin e Muzikës iHeart Radio 2024

Dua Lipa, Gwen Stefani dhe Camila Cabello vodhën shfaqjen në Festivalin e Muzikës iHeartRadio 2024 të premten mbrëma.Ikonat v ...

Jetë / Stil

Ja si duhet t’i përgjigjeni partnerit tuaj në rast se po kaloni një krizë në çift!

Të gjithëva na ka ndodhur të zemërohemi me partnerët tanë për diçka që ata bënë ose nuk e b&e ...

Humbje peshe me yndyrna? Si funksionon?

Regjimet ushqimore me përmbajtje të lartë yndyre kanë fituar popullaritet të madh, sidomos mes atletëve dhe individë ...

Disa fruta për shëndet më të mirë gjatë vjeshtës

Shumë dietologë e doktorë rekomandojnë të konsumohen pemët e perimet sezonale. Ndërkohë që vjeshta ë ...

Sport

Mbahet Maratona “Prishtina 2024”, marrin pjesë mbi 500 atletë

Ka nisur ngjarja më e madhe sportive në vendin tonë, Maratona “Prishtina 2024”, nën organizimin e Federatës Atlet ...

Ndryshim radikal në rregulloren e futbollit shqiptar

Federata shqiptare e futbollit po i hap rrugën klubeve shqiptare të blejnë lojtarë të huaj me shumicë.Në një m ...

Kryhen matjet zyrtare: Joshua me një avantazh të lehtë përballë Dubois

Anthony Joshua do të ketë një avantazh të lehtë në peshë ndaj Daniel Dubois të shtunën mbrëma pasi r ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate