9/21/2024 9:51:47 PM

Rama niset në Nju Jork në Samitin e OKB: Takime me homologët e liderët e BE-së

Duhet të lexoni

Në këtë takim do të trajtohen çështjet më të mprehta që po kalon bota, mes tyre luftërat në Gazë, Sudan dhe Ukrainë.

Udhëheqës nga mbarë bota ndër ta edhe kryeministri Rama do të marrin pjesë në takimin vjetor të Kombeve të Bashkuara që fillon punimet këtë të diele në Nju Jork. Në këtë takim do të trajtohen çështjet më të mprehta që po kalon bota, mes tyre luftërat në Gazë, Sudan dhe Ukrainë.

Krahas Asamblesë së Përgjithshme do të mbahet edhe një samit për të ardhmen që synon reformimin e sistemit të Kombeve të Bashkuara për trajtimin e sfidave të reja, përfshirë ndryshimet klimatike dhe inteligjencën artificiale.

Ndërkohë që kryeministri shqiptar ka planifikuar krahas takimeve me homologë edhe pjesëmarrjen në takimin me liderët e rajonit i organizuar nga shefi i diplomacisë evropiane në largim Joseph Borrell. Një takim të veçantë Rama do të ketë edhe me presidenten e rizgjedhur të PE-së Roberta Metsola. Kreu i qeverisë pritet të rikthehet me datë 28 shtator.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy, Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu dhe Presidenti palestinez Mahmoud Abbas pritet gjithashtu të marrin pjesë në takim. Paqja mbetet shumë larg ndërsa kanë kaluar më shumë se dy vjet e gjysmë nga fillimi i agresionit rus në Ukrainë.

Gjatë takimit të Këshillit të Sigurimit për Ukrainën të martën dhe më pas në Asamblenë e Përgjithshme, Presidenti Zelenskyy pritet të theksojë nevojën për më shumë mbështetje ushtarake për Ukrainën dhe armë me rreze të gjatë veprimi.Presidenti Vladimir Putin nuk do të marrë pjesë në takim por do të dërgojë kryediplomatin Sergey Lavrov.

Për Presidentin amerikan Joe Biden ky është takimi i fundit në OKB. Pas dy tentativave për atentat ndaj ish-Presidentit Donald Trump, shtrohet pyetja nëse Shtetet e Bashkuara mund të garantojnë sigurinë e më shumë se 130 udhëheqësve që do të vijnë në qytetin e Nju Jorkut.

Kudo aty ka prezencë policore. Sigurimi Diplomatik i Kombeve të Bashkuara po mbështet Shërbimin Sekret për të ofruar siguri për të gjithë krerët e shteteve në tokën amerikane.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Don Xhoni i nënshtrohet një operacioni

Rap-artisti shqiptar, Don Xhon, ka bërë të ditur se i është nënshtruar një operacioni.Ai, përmes një foto ...

U largua nga bota filmike 10 vjet më parë, Eva Mendes tregon nëse do t’i rikthehet aktrimit

Eva Mendes ndau disa përditësime për të ardhmen e saj në Hollivud.Pasi u largua nga aktrimi 10 vjet më parë pë ...

Kanye West perforomon në Kinë! Shënon një rritje të madhe në ekonominë e vendit pas koncertit

Reperi i njohur, Kanye West, performoi në qytetin jugor kinez të Haikou, duke shkaktuar një rritje në ekonominë lokale. Konce ...

Jetë / Stil

Disa fruta për shëndet më të mirë gjatë vjeshtës

Shumë dietologë e doktorë rekomandojnë të konsumohen pemët e perimet sezonale. Ndërkohë që vjeshta ë ...

Disa metoda natyrale që rekomandojnë mjekët për artritin dhe reumatizmin

Aktiviteti i rregullt fizik, veçanërisht ecja ndihmon njerëzit që vuajnë nga artriti dhe reumatizma.Një studim i publi ...

Zbulohet një grup i ri gjaku

Quhet Mal grupi i ri i gjakut i zbuluar. Identifikimi sapo është publikuar në Blood, revista shkencore e American Society of Hematology ...

Sport

Kryhen matjet zyrtare: Joshua me një avantazh të lehtë përballë Dubois

Anthony Joshua do të ketë një avantazh të lehtë në peshë ndaj Daniel Dubois të shtunën mbrëma pasi r ...

Tiago Motta: Napoli për titull, nuk është një sfidë mes meje dhe Contes

Pas fitores bindëse në Champions League kundër PSV, Juventus do të rikthehet në kampionat, në sfidën e radhës ...

Fitorja kundër Barcelonës, talenti i Monacos thyen rekordin e Mbappe

Monaco fitoi të enjten 2-1 kundër Barcelonës në turin e parë të Champions League. Tri pikë skuadrës nga P ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate