Gazetari Ermal Vija në një lidhje skype me emisionin “Zona Zero” në Top News dha më shumë detaje lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur dje në “Don Bosko”.
Erjon Çela mbeti i vrarë ndërkohë që 4 të tjerë u plagosën. Për mrekulli shpëtoi edhe bashkëshortja shtatzënë e Çelës, e cila pak momente më herët kishte qenë në të njëjtën tavolinë.
I pyetur nga gazetari Thimi Samarxhiu për kamerat e sigurisë, Vija thotë se policia ka zbuluar më shumë nga të dhënat e dëshmitarëve se sa nga kamerat.
Sipas tij, autori ka qëlluar nga dritarja e pasme e automjetit tip Benz me targa të vjedhura.
“1 person që ka qëlluar nga pjesa e pasme e mjetit. Kanë qenë dëshmitarët që kanë dhënë më shumë informacion. Doli në dritaren e djathtë të makinës dhe qëlloi drejt tavolinës ku ndodheshin personat.
Personat që kanë kryer ekzekutimin janë treguar të kujdesshëm që të mos qëllonin persona të tjerë,” tha Vija.