9/20/2024 7:32:10 PM

Vuçiç takohet me Harris në Beograd: Serbia, e vendosur të forcojë bashkëpunimin me SHBA-në

Duhet të lexoni

Serbia është e vendosur që të forcojë raportet e përgjithshme dypalëshe me Shtetet e Bashkuara, veçmas në nivelin ekonomik dhe afarist, tha presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, pas një takimi që zhvilloi me komandantin e Gardës Kombëtare të Ohajos, gjeneralmajor, John Harris.

“Ne konstatuam përkushtimin e ndërsjellë, të sinqertë për vazhdimin e bashkëpunimit mes Serbisë dhe Gardës Kombëtare të Ohajos dhe paraqitëm propozime për përmirësimin e raporteve”, shkroi Vuçiç në Instagram.

Takimi mes Vuçiç dhe Harris u zhvillua në Beograd më 20 shtator, një ditë para 80-vjetorit të “Misionit Halyard”, shpëtimit të pilotëve aleatë nga Serbia e okupuar më 1944.

Një nga temat e bisedimeve ishte situata e sigurisë në Kosovë dhe Vuçiç i kërkoi Harrisit “mbështetje më të fuqishme nga SHBA-ja” për mbrojtjen e serbëve dhe sigurimit të të drejtave të tyre.

Ushtria e Serbisë dhe Garda Kombëtare e Ohajos kanë bashkëpunim të kamotshëm përmes Programit për Partneritet Shtetëror të Serbisë dhe shtetit amerikan të Ohajos.

Përveç fushës së mbrojtjes, Serbia dhe SHBA-ja po punojnë që të intensifikojnë bashkëpunimin në fushën e energjisë.

Më 18 shtator, Beogradi dhe Uashingtoni kanë nënshkruar një marrëveshje për bashkëpunim strategjik në fushën e energjisë..REL


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Kanye West perforomon në Kinë! Shënon një rritje të madhe në ekonominë e vendit pas koncertit

Reperi i njohur, Kanye West, performoi në qytetin jugor kinez të Haikou, duke shkaktuar një rritje në ekonominë lokale. Konce ...

Ish-banorët e Big Brother kurorëzojnë dashurinë e tyre? Kush e zbuloi “sekretin” e çiftit dhe ja kur pritet të jetë dasma

Për ish-banorët e Big Brother Vip Kosova2, çiftin Iliriana Sadriu dhe Adri Rogaqi, janë ngritur dyshimet se së shpejti do t ...

Programi i plotë i Festivalit të Teatrove në Ferizaj

Këtë vit shënohet edicioni i 54-të i Festivalit të Teatrove në Ferizaj që do të mbahet nga 1 deri më 6 sh ...

Jetë / Stil

Zbulohet një grup i ri gjaku

Quhet Mal grupi i ri i gjakut i zbuluar. Identifikimi sapo është publikuar në Blood, revista shkencore e American Society of Hematology ...

A është çokollata vërtetë shkaktare e akneve

Çokollata është konsideruar prej kohësh një shkaktar i mundshëm i akneve, krahas ëmbëlsirave të tjera. ...

Jetë pas vdekjes? Ja çfarë thotë studimi i ri

Studiuesit po zbulojnë një "gjendje të tretë" të jetës që sfidon kufijtë tradicionalë midis jet ...

Sport

Barazimi me Arsenalin, Gasperini: Keqardhje për penalltinë, treguam personalitet

 Xhan Piero Gasperini është i keqardhur që Atalanta e tij nuk mori dot diçka më shumë nga ndeshja e parë kun ...

Arne Slot kërkon përforcime, drejtuesit nisin bisedimet me yllin e Bayern Munich

Arne Slot është më në fund në ditë të mira te Liverpool. Pas fitores 1-3 ndaj Milanit në Champions League, qet ...

Inter-Milan të dielën, derbi vendos rekord pa u luajtur ende. Si asnjëherë më parë në Serie A

Ai që do të luhet mbrëmjen e së dielës në “San Siro” mes Interit dhe Milanit do të jetë një d ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate