2/11/2026 5:15:10 AM

Ushtria ruse nën trysni, përpiqet të rekrutojë mercenarë të huaj për të zgjeruar kapacitetet

Duhet të lexoni

Moska vendosi këtë javë të zgjerojë kapacitetet e saj ushtarake, një tregues i mbingarkesës me të cilën po përballet ushtria ruse në vitin e tretë të sulmit në shkallë të gjerë kundër Ukrainës.

Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Ricardo Marquina, analistët thonë se mbështetja e përkrahjes për mobilizimin dhe faktorë të tjerë, po e shtyjnë Rusinë të kërkojë mercenarë nga vende të tjera.

Më 16 shtator, Presidenti rus Vladimir Putin nënshkroi një dekret për të rritur ushtrinë me 180 mijë trupa shtesë, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 2.38 milionë ushtarë, forca e dytë më e madhe në botë pas Kinës.

Zyrtarët e Kremlinit thonë se vendimi u mor për shkak të sulmit në shkallë të gjerë kundër Ukrainës, por edhe si kundërpërgjigje ndaj asaj që Moska e cilëson si “kërcënim” nga NATO-jt në krahut të saj perëndimor.

Dy vjet më parë Rusia shpalli një mobilizim masiv që solli 300 mijë trupa në ushtrinë e saj. Por analistët thonë se këtë herë, udhëheqësit rusë duhet të provojnë një rrugë tjetër.

“Mobilizimi i thirrur nga Presidenti Putin krijoi mjaft pakënaqësi brenda Rusisë. Rusia ka rekrutuar nga vende të tjera si India, Nepali, Indonezia. Ajo që dimë nga informacionet publike është se këta njerëz janë zakonisht të papunë, që kanë nevojë për stimuj financiarë”, thotë Natia Seskuria nga Instituti Mbretëror i Shërbimeve të Bashkuara.

Raportimet nga mediat e pavarura, duke përfshirë agjencitë ‘Moscow Times’ dhe ‘Kyiv Independent’, zbulojnë se agjentët u kanë premtuar paga relativisht të larta personave që kanë moshën e duhur për të luftuar nga vende si Sri Lanka, Indonezia, India dhe Nepali. Kremlini kurrë nuk ka konfirmuar, apo mohuar këto praktika.

Raportet thonë se të rekrutuarit jashtë vendit nuk do t’u bashkohen forcave mercenare si grupi ‘Wagner’, por ushtrisë së rregullt ruse.

“Nga këndvështrimi i tyre, ata duhet të fitojnë luftën dhe të arrijnë objektivat e tyre ushtarake, qëllimet e tyre të luftës. Mënyra më e mirë për ta bërë këtë është të angazhojnë mercenarë me kosto të ulët nga vendet e pazhvilluara që janë të gatshëm të luftojnë dhe vdesin përkrah rusëve”, thotë Mark Hannah nga Instituti për ÇështjetGlobale.

Numri i viktimave në këtë luftë po vazhdon të rritet. Gazeta ‘Wall Street Journal’ njofton se numri i përgjithshëm i ushtarëve dhe civilëve të vrarë ose të plagosur nga të dyja palët tashmë ka arritur në një milion. Burimet perëndimore të zbulimit thonë se 600 mijë prej tyre janë nga radhët e forcave ruse.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate