12/18/2025 10:38:25 PM

Bulc: Kosova ka potencial të madh për energji të ripërtëritshme

Duhet të lexoni

Në një nismë të udhëhequr nga organizata për mbrojtjen e ambientit EcoZ dhe Fondacioni Evropian për Klimën, Violeta Bulc, ish-zëvendëskryeministrja e Sllovenisë dhe një avokate për transformimin e gjelbër, vizitoi Prishtinën për të ndarë njohuritë e saj mbi ndërtimin e reziliencë klimatike dhe zhvillimin e sistemeve inteligjente të energjisë.

Ndërsa Kosova përballet me sfidat në rritje të ndryshimeve klimatike, Bulc që në Kosovë përfaqësoi Etheksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërsektorial dhe planifikimit strategjik afatgjatë në adresimin e këtyre çështjeve.

Zonja Bulc, i ndau me Katror Media përshtypjes pas takimit me pjesëtarë të ndryshëm nga qeveria, shoqëria civile, bizneset dhe institucionet në Kosovë në punëtorinë e organizuar nga EcoZ.

“Përshtypja e parë është se ndërgjegjësimi për ndryshimet klimatike është shumë më i lartë nga sa prisja. Njerëzit në një nivel personal janë shumë të vetëdijshëm për pasojat që mund të shohin në jetën e tyre të përditshme, si përmbytjet, nxehtësia e lartë, temperaturat e ulëta dhe nga ana tjetër, mungesa e borës ose shumë pak borë, mungesa e stinëve. Është një perceptim i përbashkët se diçka po ndodh. Por me ndihmën e klimatologut tonë, i cili është edhe anëtar i ekipit tonë, ata kuptuan se është më shumë se thjesht luhatje temperaturash,” tha Bulc.

Një nga mesazhet kryesore të zonjës Bulc ishte domosdoshmëria e “angazhimit horizontal”, ku të gjithë sektorët—qeveria, OJQ-të, bizneset dhe komunitetet—punojnë së bashku për të gjetur zgjidhje sistematike.

“Vetëm kur keni zgjidhje sistematike mund të jepni vërtet rezultate të prekshme,” theksoi ajo.

Pa bashkëpunim ndërsektorial, edhe politikat dhe projektet më të mirëmenduara mund të lëkunden.

Kur u pyet për potencialin e Kosovës për të kontribuar në agjendën më të gjerë të klimës, Dr. Bulc vuri në dukje sfidat dhe mundësitë specifike të Kosovës.

“Kosova ka një infrastrukturë shumë të vjetër për shpërndarjen e energjisë dhe ndërtesat që konsumojnë shumë energji. Thjesht përmirësimi i rrjetit të energjisë për të përmirësuar efikasitetin. Të ketë rregullore që asnjë ndertesë të mos ndërtohet në mënyrën e vejtër,” tha ajo.

Ajo gjithashtu vuri në dukje mbështetjen e Kosovës në qymyrin, i cili siguron mbi 95% të energjisë së saj, si një çështje kritike për t’u adresuar. Megjithatë, ajo pranoi potencialin natyror të vendit për energjinë e rinovueshme, veçanërisht energjinë diellore dhe të erës.

Megjithatë, ajo kërkoi kujdes në zbatimin e zgjidhjeve të rinovueshme.

“Për fat të mirë ju keni kapacitete natyrore që mund t’i përdorni. Pra, ju keni shumë diell, kështu që energjia solare është sigurisht një nga opsionet tuaja. E dyta është era. Dhe këtu do t’ju ftoja të bënit kujdes me erën. Mos i prisni pyjet për të vendosur mullinj me erë. Është e rëndësishme të mos krijoni më shumë probleme në zgjidhjen e një çështjeje,” u shpreh ajo.

Bulc diskutoi gjithashtu rëndësinë në rritje të zgjidhjeve të ruajtjes së energjisë, veçanërisht në dritën e paqëndrueshmërisë së burimeve të rinovueshme të energjisë.

Për Kosovën, bashkëpunimi brenda Unionit energjetik të rajonit mund të ndihmojë në stabilizimin e rrjetit dhe sigurimin e një furnizimi më të besueshëm me energji.

Biseda më pas u zhvendos drejt rolit të shoqërisë civile dhe medias në bërjen e ndryshimeve klimatike një prioritet kryesor në diskursin publik, veçanërisht në një rajon ku çështjet politike shpesh dominojnë agjendën.

Zonja Bulc theksoi se asgjë nuk ndodh brenda natës dhe se përpjekjet afatgjata sistematike janë çelësi për ndryshimin kuptimplotë.

“Investimi juaj më i madh pozitiv është rinia. Fillimi i ndërgjegjësimit dhe zakoneve të mira nga kopshti, në familje dhe vazhdimi përmes sistemit arsimor është thelbësor. Kur të rinjtë rriten me këtë ndërgjegjësim, ata ndikojnë në familjet, komunitetet dhe vendet e tyre të punës.”

Bulc theksoi gjithashtu se stimujt dhe rregulloret e qeverisë duhet të përputhen me qëllimet e gjelbra, duke inkurajuar bizneset të përqafojnë mënyrat e  qëndrueshme.

Ajo mendon se do të duhej një kombinim rregullash dhe shpërblimesh për të promovuar praktika miqësore me klimën në të gjithë sektorët dhe ajo u bëri thirrje mediave të ndajnë histori më pozitive të transformimeve të suksesshme të gjelbërta për të frymëzuar të tjerët.

“Kjo është arsyeja pse media luan një rol jashtëzakonisht të rëndësishëm. Rritja e ndërgjegjësimit përmes storieve pozitive ka efekt shumë më të mirë se sa përmes storieve negative,” tha ajo.

Bulc nënvizoi rëndësinë e hapave të vegjël dhe të koordinuar në arritjen e qëndrueshmërisë afatgjatë.

“Hapat e vegjël janë kyç sepse ju lejojnë të përshtateni shpejt, por ata duhet të udhëhiqen nga një vizion i përbashkët. Nuk kam dyshim se Kosova mund të bëhet një shembull kryesor se si të transformohet një vend në një shoqëri të gjelbër, elastike dhe të qëndrueshme. “

Ndërsa Kosova përballet me efektet e ndryshimeve klimatike, mesazhi i Bulc është i qartë: të gjithë kanë një rol për të luajtur dhe rruga përpara qëndron në bashkëpunim, inovacion dhe përkushtim ndaj qëndrueshmërisë./Katror.info


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate