12/27/2025 12:22:59 AM

Ali Ahmeti kërkon përshpejtimin e anëtarësimit të Kosovës në Interpol: Po shpeshtohen arres’timet e ish-ushtarëve të UÇK-së

Duhet të lexoni

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti, ka thënë se duhet të përshpejtohet rruga drejt anëtarësimit të Kosovës në organizatën më e madhe të policisë globale, Interpol, pasi arrestimet e ish-ushtarëve të UÇK-së me fletarrest nga Serbia, janë të shpeshta.Duke folur për arrestimin e Blerim Ramadanit nga Policia e Maqedonisë së Veriut më 17 korrik në bazë të një fletarresti të lëshuar nga Serbia, Ahmeti ka thënë se Serbia do të vazhdojë t’i mbajë nën presion ish-ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Kjo është një çështje që duhet parë me komunitetin ndërkombëtar që të përshpejtohet rruga drejte anëtarësimit të Kosovës në Interpol. Përndryshe pa anëtarësimin e Kosovës në Interpol dhe pa një marrëveshje bashkë me komunitetin ndërkombëtar, në këtë rast me BE-në dhe SHBA, Serbia do të vazhdoj që t’i mbaj në presion të gjithë ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, gjithë aktivistët. Listat janë plotë e përplot me aktivist të anti-pushtuesit dhe kjo çështje duhet të merret me seriozitetin më të madh”, ka thënë Ahmeti, teksa ka arsyetuar veprimin e policisë maqedonase për arrestimin e ish-ushtarit të UÇK-së.

“Çështja është se vendimet merren, Interpoli ekzekuton vendimet që marrin shtetet anëtare të Interpolit, Maqedonia e Veriut është anëtare e Interpolit, Shqipëria është anëtare e Interpolit dhe kanë obligime që t’i respektojnë vendimet e shteteve pjesëtare të Interpolit”, ka thënë ai.

Blerim Ramadani është ndaluar më 17 korrik 2024 në pikëkalimin kufitar Jazhincë, bazuar në një fletë arrest të lëshuar nga Gjykata e Beogradit, përmes INTERPOL Serbia, me pretendimin për krime lufte në verën e vitit 1999 në rajonin e Nerodimës.Ky nuk është rasti i vetëm kur autoritetet e Maqedonisë së Veriut arrestojnë ish-ushtarë të UÇK-së, për shkak të fletarresteve nga Serbia.

Në vitin 2016, pikërisht për shkak të fletarrestit nga Serbia, ishte arrestuar në kufirin ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, Gafurr Elshani.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate