12/23/2025 5:57:49 PM

Policia serbe ndalon në kufi kryetaren e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani

Duhet të lexoni

Nëpërmjet një video-postimi në rrjetet sociale, kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani ka njoftuar që sot në kufirin ndërmjet Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut, është ndaluar nga Policia serbe pa asnjë paralajmërim dhe sqarim zyrtar dhe se vetura e saj me të cilën po udhëtonte, është kontrolluar detajisht.

Kjo ngjarja e pa precedent për një kryetare komune në Serbi, ka ndodhur derisa kryetarja e Preshevës Sinani, po kthehej nga një vizitë që i ka bërë komunës së Çairit në Shkup, mbi vendosjen e themeleve të bashkëpunimit midis dy komunave shqiptare asaj të Preshevës në Serbi dhe Çairit në RMV.

Ka muaj të tërë, që kryetarja e Preshevës ka njoftuar mbi poshtërimet që po bën Policia serbe në hyrje-dalje të Serbisë. Ketë veprim Ardita Sinani e ka lidhur me angazhimin e saj në Qeverinë e Kosovës si këshilltare e kryeministrit Kurti, e që në fakt, kjo mund të jetë një përgjigje e Serbisë ndaj veprimtarisë së saj politike.

Megjithatë, vetë ajo, por edhe kryetari i partisë së saj, Shaip Kamberi, zyrtarisht kanë kërkuar informacione nga Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë, se përse Ardita Sinani po ndalohet në kufijtë serbë nga policia, por as pas kaq muajve, përgjigje ata nuk morrën.

Reagon deputeti Kamberi pas ndalesës së Ardita Sinanit: Lista e Vulinit po vazhdon të aplikohet.

Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka reaguar ndaj ndalimit të sërishëm që u bë ndaj Ardita Sinanit, nga zyrtarët serbë në pikën kufitare në Tabanoc.

Në postimin e tij në Facebook, Kamberi ka shkruar se Lista e Vulinit po vazhdon të aplikohet edhe më tej.

“Serbia gjithnjë e më shumë po largohet nga vlerat perëndimore e aplikimi i demokracisë”. “Sa keq për një shtet që pretendon të bëhet pjesë e BE-së”, ka thënë Kamberi.

  • Tags

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate