9/20/2024 1:38:49 AM

KKT miraton lejen për 8 projekte me kulla deri në 65-100 kate në Tiranë

Duhet të lexoni

Vala e ndërtimeve në Tiranë pritet të marrë sërish vrull në periudhën në vijim, pavarësisht se kërkesa po shfaq tendenca ngadalësimi dhe shumë ekspertë të pasurive të paluajtshme thonë se tregu po arrin mbingopjen.

Së fundmi Këshilli Kombëtar i Territorit (KKT) ka miratuar dhënien e lejeve për disa projekte shumëkatëshe, ndërsa një formë e re partneriteti mes qeverisë dhe privatit pritet ti japë mundësinë këtij të fundit të ndërtojë projekte të mëdha në pronat publike.

Janë të paktën 8 projekte zhvillimore, që parashikojnë ngritjen e kullave që do të kenë deri në 65 kate dhe një tjetër projekt 100 kate, i prezantuar së fundmi, por që nuk e ka marrë akoma lejen e zhvillimit..

Nga lejet e KKT-së, me më kryesorja është ajo në Bulevardin e Ri që lë pas projektin “Mount Tirana” që është deri më tani projekti me lartësinë më të madhe, me 58 kate.

Konkretisht, KKK ka dhënë Leje Zhvillimi për objektin: “Godinë Banimi, Shërbimi dhe Hotelerie 4, 5, 23, 24, 57, 58 dhe 65 mbi tokë me 6 kate nëntokë”, me vendndodhje në Bulevardin e Ri, Bashkia e Tiranës, me subjekt zhvillues shoqërinë “Klar” sh.p.k. Për momentin kjo është kulla më e lartë që ka marrë leje zhvillimi.

Në listën e KKT janë edhe disa projekte në rrugën “Dritan Hoxha” me 35 kate, apo në rrugën “Teodor Keko”, me lartësi 50 kate mbi tokë. Tashmë duket se kullat po kalojnë zonën brenda Unazës, duke u shtirë edhe në pjesën më periferike të kryeqytetit.

Një projekt tjetër parashikon një kompleks shumëfunksional rezidencial me 27 kate në zonën e Kasharrit.

Është dhënë leje ndërtimi dhe për objektin: “Top Seven Tower”, zhvillim kompleks për ndërtimin e ambienteve të reja me funksion rezidencial dhe shërbime prej 33 dhe 35 katesh mbi tokë dhe 4 kate nëntokë, me vendndodhje në Rrugën “Dritan Hoxha”, Bashkia e Tiranës, me subjekt zhvillues shoqërinë “Top Seven Construction” sh.p.k.

Një tjetër projekt përfshin objektin: “Kompleks banimi, hotelerie me shërbime 1, 25, 39, 50 kate mbi tokë dhe 3 kate parkim nëntokë, në rrugën “Teodor Keko”, Bashkia e Tiranës”, me subjekt zhvillues shoqëritë “Xh & M” sh.p.k, “Alfazed” sh.p.k dhe “Smart Construction Invest” sh.p.k

Leja tjetër për projekte shumëkatëshe lidhet me objektin: “Kompleks shumëfunksional, rezidencial dhe shërbime 2, 3, 4, 8, 10 dhe 27 kate mbi tokë”, me vendndodhje në Kashar, Bashkia e Tiranës, me subjekt zhvillues shoqërinë “Tirana West Center” sh.p.k.

Së fundmi është miratuar pas një konkursi një projekt nga arkitekti Alejandro Aravanea dhe studioja e tij Elemental Studio, me një lartësi prej 300 metrash ose 100 kate dhe nëse ndërtohet do të bëhet më e larta në Tiranë.

Kulla do të jetë në qendër në krah të “Malit të Tiranës”, që ka filluar tashmë të ndërtohet. Pas miratimit të projektit pritet që kjo kullë të marrë lejen e zhvillimit.

Krahas projekteve që po ngrihen mbi truall privat, edhe vetë qeveria planifikon të japë për zhvillim disa hapësira që i ka në pronësi.

Në qershor, Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit hapi tenderin me objekt “Energjizimi i qyteteve: Zhvillimi Inovativ i Pronës Publike”. Kjo procedurë kërkon të afrojnë pranë vetes projekt-ide që synojnë të zhvillojnë pronën publike në bashkëpunim me sektorin privat, ku në fund përfitimi që do të marrin institucionet janë zyra.

Projektet e reja do të zhvillohen mbi truallin e disa ndërtesave shtetërore. Në to do të përfshihet ngritja e kullave nga 35 deri në 41 kate që do të shërbejnë për akomodimin e 22 institucioneve shtetërore dhe krijimin e zonave bankare, hapësirave tregtare, hapësirave për zyra me qira.

Po ashtu, projekte të reja zhvillimore pritet të nisin në Tiranë përkatësisht në zonën e Komunës së Parisit, pranë Bulevardit “Zhan D’Ark”, pranë shkollës “Harry Fultz” dhe te Fakulteti i Inxhinierisë dhe Arkitekturës.

Disa prej institucioneve apo pronave që do të zhvillohen ndodhen në zona mjaft të lakmuara të kryeqytetit.

Sipas dokumentit, një prej pronave që do të zhvillohet është ajo Drejtorisë së Shërbimeve Qeveritare me truall 9400 m² pranë kryqëzimit të Komunës së Parisit.

Prona e dytë është në afërsi të Bulevardit Zhan D’Ark ku është Zyra Vendore e Arsimit Parauniversitar. Projektimi është për një zhvillim shumëfunksional me 35-41 kate, me njollë ndërtimi 1,200 deri në 1,500 m² dhe me sipërfaqe totale ndërtimi nga 48,000-52,500 m²

Një tjetër projekt është Klasteri i Institucioneve të Pronës (ASHK – Prona e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, afër Shkollës “Harry T. Fultz”) Siti i propozuar për ndërtimin e Klasterit të Kadastrës Shtetërore, me një sipërfaqja trualli 5,000 m², ndodhet në zonën e Zogut të Zi (në afërsi të shkollës “Harry T.Fultz”) në një rrugë dytësore që lidhet me Rr. “Asim Vokshi”.

Një tjetër projekt është Zona e Zhvillimit Multifunksional. Siti i propozuar për zhvillim ndodhet përgjatë rrugës “Muhamet Gjollesha”, pjesë e Unazës së Dytë të Tiranës, duke mbuluar një sipërfaqe prej 3,000 m².

Parashikohet Projektimi i fasadës dhe volumit të një zhvillimi shumëfunksional me 25-40 kate, me njollë ndërtimi 800 deri në 1200 m² dhe me një sipërfaqe totale ndërtimi nga 30,000-40,000 m². Monitor


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Plas sherri ‘live’ mes moderatoreve, Kostana Morava: Pusho, kam ardhur të them çfarë dua unë e do ik

Intervista që spikerja e lajmeve, Kostana Morava, bëri ditë më pare, lidhur me ngacmimet seksuale në punë, ësht&eum ...

“Pikë uji” përfaqëson Shqipërinë në “Oscar”, Robert Budina: Ky film është fryt i një pune intensive dhe pasionante

Filmi “Pikë uji” është përfaqësimi i Shqipërisë në garën për çmimet “Oscar ...

Shkolla në Prishtinë përdor termat ‘Prindi 1’ dhe ‘Prindi 2’, reperi i njohur ironizon fenomenin

Reperi i njohur shqiptar, BimBimma, ka reaguar me ironi ndaj përdorimit të termave “Prindi 1” dhe “Prindi 2” në ...

Jetë / Stil

Konsumi i moderuar i kafesë, pozitiv për metabolizmin

Një konsum ditor i moderuar i kafesë apo pijeve që kanë përmbajtje kafeinë bën mirë për metabolizmin. Sip ...

Këto ushqime nuk duhet t’i shoqëroni asnjëherë me çaj

Çaji përmendet më shpesh në një kontekst pozitiv, një pije qetësuese dhe e shëndetshme që na tërhe ...

Çfarë do të thotë për shëndetin kur keni peshë normale por bark të dukshëm

Pesha e trupit, masa dhjamore, ajo muskulare e një sërë parametrash të tjerë përbëjnë atë që quhet n ...

Sport

Goli në Champions League, Qazim Laçi: Është emocionuese, luftuam si ekip

Qazim Laçi foli pas golit në ndeshjen e tij debutuese në Champions League. Sparta e Pragës fitoi 3-0 kundër Salzb ...

Do të përfitojë 25-30 % më shumë, ja prapaskenat e rinovimit të Asllanit tek Interi

Kristjan Asllani ka rinovuar të hënën kontratën me Interin deri në qershor 2028. Një vendim i përbashkët, i zi ...

Jasir Asani me mendjen te Kombëtarja: Është përgjegjësi e madhe, dua të lë gjurmë

Lojtarët e Kombëtare në tërësi po kalojnë momente të mira me skuadrat e tyre në Europë. Por ka dhe futbol ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate