9/18/2025 5:34:39 PM

Akuza e fortë e Haradinajt: Kurti është i rekrutuar nga Serbia, nuk punon për interesat e Kosovës

Duhet të lexoni

Për kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinajn, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, “është rekrutuar nga Serbia”.

“Kurti nuk punon për Kosovën as për interesat e Kosovës. Kam deklaruar se ai është i rekrutuar nga Serbia, Kurti e kamuflon me një lloj patriotizmi të fitoreve ditore, por ia ka humbur Kosovës fitoret strategjike”, tha Haradinaj në një intervistë për Ekonomia Online.

Po ashtu, Haradinaj e ka cilësuar Qeverinë Kurti si “dëmin më të madh” që iu është bërë Kosovës, ndërsa thekson se partnerët ndërkombëtar e kanë humbur besimin te kryeministri.

Është dashur të jap dorëheqje shumë kohë më përpara, por edhe sot nuk është vonë”, shtoi ish-kryeministri kosovar.

Kreu i AAK-së ka pasur kritika edhe për mospërfshirjen e veteranëve të luftës në pagën minimale nga Qeveria e Kosovës.

Kemi të bëjmë me një qeverisje që është në faj ndaj Kosovës, duke qenë në faj mundohet të mbulojë fajin e vet dhe të këqijat që i ka bërë Kosovës, me një arrogancë me një qasje armiqësore ndaj të gjithëve, kjo i ka shkaktuar shumë dëm vendit”, potencoi ai.

Por, kjo nuk është hera e parë që Haradinaj e akuzon kreun e ekzekutivit kosovar për “tradhti” ndaj interesave kombëtare të Kosovës.

Në fillim të këtij muaji, Haradinaj, në një intervistë për televizionin T7, pati akuzuar rëndë kryeministrin, duke insistuar se ai i shërben agjendës serbo-ruse.

“Kurti dhe një pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) janë shërbëtorë të Serbisë e Rusisë”, pati theksuar Haradinaj.

Megjithatë, akuzave të Haradinajt deri më tani nuk i është përgjigjur asnjëherë kryeministri kosovar Ablin Kurti.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate