9/17/2025 10:29:07 PM

Deputeti i PDK-së: Hapja e Urës së Ibrit në koordinim vetëm me aleatët

Duhet të lexoni

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Xhavit Haliti kërkon nga Qeveria e Kosovës që urën e Ibrit në Mitrovicë ta hapë vetëm në koordinim me aleatët, në të kundërtën ekziston rreziku që aty të vendosen trupat e KFOR-it dhe ura sërish të mbyllet për qarkullim.

Haliti për KosovaPress thotë se dialogu me Serbinë do të vazhdojë status-quo pasi palët s’kanë vullnet për zbatim të Marrëveshjes Bazë të Brukselit dhe aneksin e Ohrit.

Ky është qëndrim i ditur botërisht i deklaruar disa herë nga institucionet publike dhe zëdhënësit e BE-së që ura e Ibrit duhet të hapet në kuadër të procesit të dialogut. Ne po jetojmë në disa rrethana të çuditshme ku qeveria është orientuar të merret vetëm me veriun, ndërsa ajo që kemi fituar është që të lahemi vetëm në liqenin e Ujmanit dhe t’i dërgojmë pushuesit për t’u freskuar, por duke u kujdesur me mitraloza. Sidoqoftë ura e Ibrit nuk duhet të krijojë probleme...Me hap urën edhe me mbyllë nuk është mirë. E dyta, ne nëse veprojmë pa u marrë vesh edhe me EULEX, KFOR dhe QUINT-in është problem, pasi mundet me u vendos KFOR-i në urë dhe mund të ketë probleme mes Policisë së Kosovës dhe qytetarëve të Kosovës në veri”, thotë ai.

Sipas tij, palët në dialog janë pozicionuar gabimisht andaj edhe e ardhmja e këtij procesi mbetet e paqartë.

Duke folur për presionin ndërkombëtar për dërgimin e draft-statutit të asociacionit të propozuar nga BE-ja në Kushtetuese, Haliti thotë se qeveria duhet të lëvizë në këtë drejtim, derisa shton se kjo çështje do të vazhdojë të jetë kusht për anëtarësimin në Këshill të Evropës.

Krahas këtyre, Haliti thotë se në bazë të indikacioneve Milan Radoiçiq, përgjegjësi i sulmit terrorist në Banjskë mund të arrestohet së shpejti në Serbi, para vizitës së presidentit së Francës, Emmanuel Macron.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate