9/16/2025 10:33:28 AM

Pesë raste me Covid-19 aktualisht në klinikën infektive

Duhet të lexoni

Drejtori i Klinikës Infektive, Arben Vishaj ka deklaruar se pesë persona janë duke u trajtuar aktualisht në këtë klinikë nga Covid-19. Ai ka thënë se ditët e fundit ka pasur kërkesë për hospitalizim nga ky virus.

Vishaj ka thënë se ky virus në stinën e verës, ka mundësinë e përhapjes më të madhe për shkak të fluksit, teksa simptomat janë të njëjtë si të viteve të kaluara.

“Këto tri ditët e fundit kemi pasur kërkesë për hospitalizim. Të hënën kemi pranuar nëntë pacientë. Tashmë në Klinikën e Infektives dhe dy pacientë i kemi lëshuar në shtëpi, dhe aktualisht kemi i pesë pacientë në klinikë duke i trajtuar. Është me natyrën e virusit Covid-19 që të pësoj dhe përsëritet herë pas here kryesisht ajo pjesë e popullit që ka imunitet te dobët. Simpotologjia duke që është e njëjtë nuk ka ndonjë ndryshim, ne jemi duke i trajtuar ata shumë mirë. Ne i kemi tre pacientë që jemi duke i trajtuar me oksigjeno-terapi, kurse dy të tjerë në Qendrën Klinike të Përgjithshme”, ka thënë Vishaj.Ndërkaq, Vishaj theksoi se në kohën e verës ardhja e mërgimtarëve nga vendet e ndryshme, rrit mundësinë e shpërndarjes më të madhe të virusit Covid-19.

Duket që virusi Covid-19, pëson ndryshime gjenetike prej një njeriut në njeriun tjetër. Në ditët e fundit kemi një grumbullim më të madh të popullatës në përgjithësi, kemi popullatë prej krejt botës. Kemi informacione që në Francë, Gjermani ka raste me këtë virus dhe mundësia e bartjes është më e mundur. Ky virus na ka mësuar që në stinën e verës ka mundësi me u përhap më shumë. Për kundër viruseve të tjera qe i kemi pasur nuk kanë qenë karakteristikë kohore që e ka ky virus”, theksoi ai.Sipas tij, ky virus është bërë i zakonshëm dhe nuk është diçka për tu shqetësuar. Madje, ai ka thënë se ka simptomat e njëjtë sikurse para katër viteve.Po ashtu, ai apeloi tek qytetarët që t’i shmangen grumbullimeve të njerëzve në mënyrë që të mos përhapet virusi.“Organizata botërore e shëndetësisë Covid-19 e ka shpallur si emergjencë globale kurse IKShPK ka shpallur nuk është emergjencë nacionale, pra ky virus tashmë është i zakonshëm. Kryesisht i prek moshat që kanë çrregullim të imunitetit. Shenjat janë të njëjta, temperatura, lodhje ethe, vështirësi në frymëmarrje. Qytetarët të kanë manifestime të gripit preferohet të shmangen grumbullimit në zonat e mbyllura me grupe njerëzish sepse ka mundësinë e shpërndarjes së virusit”, u shpreh ai.Ndryshe, Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka shpallur sëmundjen COVID-19 emergjencë të shëndetit publik në janar të vitit 2020./EO


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate