9/16/2025 11:57:44 AM

Vrasja e dyshuar me pagesë në Memaliaj ku mbetën 3 viktima, ja automjeti djegur i agresorëve të ngjarjes

Duhet të lexoni

Disa orë pas atentatit në Memaliaj u gjet duke u djegur mjeti i dyshuar se është përdorur gjatë atentatit. Ndërkohë sot bëhet me dije se brenda mjetit janë gjetur armë të cilat dyshohet se mund të jenë për të vrarë Shyqyri Kalemin dhe kamarien e klientin e lokalit ku ndodhi ngjarja. Armët pritet ti nënshtrohen analizave për të faktuar nëse janë përdorur ose jo në atentatin që shkaktoi 3 viktima dhe nëse ka gjurmë daktiloskopike të autorëve, që më pas mund të çojnë në identifikimin e vrasësve.

Gjithashtu janë publikuar pamje nga momenti kur makina e autorëve të atentatit është duke u djegur. Mësohet se policia ka ngritur postoblloqe dhe po ushtron kontrolle në aksin Levan-Tepelenë, ku dyshohet se mund të ketë gjurmë të atentatorëve. Atentati dyshohet se mund të jetë porositur nga Dubai. Dyshohet se atentati është kryer nga vrasës me pagesë, ndërsa pista kryesore ku po hetohet janë përplasjet mes fiseve Kalemi dhe Papa.

Përveç Shyqyri Kaelmit kanë humbur jetën kamarieri dhe një klient në lokalin në lagjen nr 3, para godinës së bashkisë së këtij qyteti. Viktimat janë 36-vjeçari, kamarier i lokalit Gledio Muka dhe 37-vjeçari, klienti Marsel Çela të cilët ndodheshin në momentin “e gabuar” pranë shënjestrës. Mësohet se nga atentati i mbrëmshëm ka mbetur i plagosur rëndë edhe vëllai i Shyqyri Kalemit. Të dy kanë qenë bashkë në tavolinë kur janë qëlluar me breshëri kallashi.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate