9/16/2025 9:38:07 PM

Ambasadori i Kosovës e pikturon qytetin e Prizrenit, ia bën dhuratë Presidentit të Portugalisë në takimin lamtumirës

Duhet të lexoni

Ambasadori i Kosovës në Portugali, Ylber Kryeziu, në takimin lamtumirës të tij me presidentin e Portugalisë, Marcelo Rebelo de Sousa, i ka lënë atij një pikturë dhuratë.

Kryeziu ka pikturuar qytetin e tij, Prizrenin dhe tha se dhuratën e bëri në shenjë mirënjohje si ambasadori i parë kosovar në këtë shtet, raporton Gazeta Express.

“Pikturova edhe vendlindjen time dhe kësaj radhe për Presidentin e Republikës, Shkëlqesinë e Tij, Marcelo Rebelo de Sousa. Prizreni, mbi tokën dimërore dhe nën dritën e hënës që mban të zgjuar pasurinë monumentale të të gjitha kohërave. Një shenjë mirënjohjeje për Pallatin Presidencial ku hodha hapin tim të parë si Ambasador i parë rezident i Kosovës në Portugali”.

Ai tha se është i lumtur që po e kryen mandatin me zhvillim të marrëdhënieve Kosovë-Portugali.

Dhe ndërsa po largohem nga aty ku fillova, e ndjej se jam i lumtur, mirënjohës dhe krenar për të gjitha arritjet përgjatë këtyre viteve dhe për zhvillimin e gjithanshëm të marrëdhënieve dypalëshe, Kosovë-Portugali. Falënderova Presidentin Marcelo për mbështetjen e palëkundur dhe kujdesin që ka treguar për popullin dhe shtetin e Kosovës. Një selfie për ne, një foto që më kishte munguar nga shumë të tjerat që kam me Presidentin e njohur nga thjeshtësia dhe fisnikëria e Tij, një personalitet i shquar me tërësi virtytesh nga madhështia e Tij. Le të vazhdojë të lulëzojë miqësia dhe lidhja jonë. Viva Portugal! Viva Kosova!”, ka shkruar ai.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate